Shefi i Mjekimi Intenziv Qëndror, Shaqir Uka ka thënë se është i lumtur nëse mund ta presë pensionimin si pasojë e gjendjes në të cilën ballafaqohen çdo ditë.
Kushtet e punës, mbingarkesa në punë, e rastet e rënda që i trajtojnë, janë shkaktarët që në aspektin emocional shumë mjekë të QKUK-së thonë se janë të dërmuar. Në një intervistë për Indeksonline, ka treguar se shumë momente që ndikojnë shumë në gjendjen emocionale që lidhen edhe me shfaqjen e problemve të tjera shëndetësore, sidomos kur kemi të bëjmë me lajmet që duhet treguar të afërmë për humbjet e familjarëve, përcjell Gazeta Shneta.
Janë shumë të vështira rastet e caktuara kur duhet me ju tregu të afërmve për humbjen e familjarëve. Bindja e përgjithshme e njerëzve dhe familjarëve është se ne jemi mësu me këtë punë dhe jemi mësu me këtë gjendje, por është e kundërta. Në shpirtin e secilit që ne punojmë këtu janë plagë të tëra që mesin pas atyre që përjetojmë, – shprehet ai.
Shefi i Mjekimit Intenziv ka treguar edhe për vështërsitë që hasin dhe mbingarkesën e klinikës.
Mjekmi Intenziv ka 21 shtretër aktivë dhe këta shtetër në 98-99% janë të zënë. Ne mundohemi që së paku një shtrat të kemi të lirë për rastet. Një pacient kur ka nëvojë për mjekim intenziv dhe nuk ka vend këtu ne mundohemi me gjetë ndonjë alternativë tjetër qoftë duke vazhduar tretmanin me mjekët e Qendrës Emergjente ose duke kërkuar ndihmë në intenzivat tjera. Ne jemi treguar të gatshëm që kolegët që duan të marrin njohuritë elementare tonat për punën me apparat të ventilimit ose me procedura tjera renamuse nuk kanë rezultu të sukseshme.
Do të jem I lumtur nëse mundem me prit pas gjithë këtyre pensionimin. Nuk mund ta kuptojë askush përpos atyre që janë këtu dhe për cdo ditë ballafaqohen me këto gjendje, – tregoi dr. Uka.



