Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Egzon Rexhaj – Mjek i Përgjithshëm, roli i tij në trajtimin e pacientëve me sëmundje kronike dhe parandalimin e problemeve shëndetësore

Mjeku i javës 05/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këtë javë në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta, është Egzon Rexhaj, Mjek i Përgjithshëm. 

Dr.Egzon Rexhaj- Doktor i Mjekësisë, ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ai punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, kryesisht në Urgjencë dhe njëkohësisht ushtron edhe funksionin në pozitën e Koordinatorit të Cilësisë. 

Mjeku familjar, njohur edhe si mjeku i përgjithshëm, është një profesionist shëndetësor i trajnuar për të ofruar kujdes dhe shërbime mjekësore bazike për pacientët e tij ose të saj. Ky mjek ka një rol të rëndësishëm në monitorimin dhe menaxhimin e gjendjes së përgjithshme të shëndetit të pacientëve, duke kryer ekzaminime periodike, duke dhënë këshilla për mirëqenie dhe duke drejtuar pacientët tek specialistët kur është e nevojshme. 

Cilat janë problemet më të shpeshta shëndetësore me të cilat përballen pacientët që i trajtoni ju?

Në përgjithësi pacientët që paraqiten tek ne në baza ditore më së shpeshti përballen me problematika shëndetësore si : Hipertensioni, diabeti, sëmundjet respiratore si astma dhe bronkiti. Në komunën tonë kemi gjithashtu rritje të sëmundjeve të aparatit osteomuskular si dhe sidomos pas pandemise me COVID-19 vërehet një rritje e problemeve shëndetesore mendore si ankthi dhe depresioni. 

Si e menaxhoni kujdesin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje kronike për të siguruar një përqasje efektive?

Së pari është i rëndësishëm identifikimi i këtyre pacientëve kur dihet se shumë persona me probleme kronike nuk e marrin trajtimin shëndetësor fare apo pa. Më pas bëhet vlersimi i gjendjes së atij pacienti dhe nevojës së tij për një trajtim tek specialistët adekuat. Pra është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes mjekëve. Po ashtu e rëndesishme është të bëhet edukimi i këtyre pacienteve për sëmundjen e tyre. 

Si i këshilloni/ndihmoni pacientët të mbajnë një marrëdhënie të mirë me shëndetin e tyre dhe të ndjehen përgjegjës për trajtimin e tyre?

Fillimisht është e rëndesishme që pacienti të ketë besimin e mjekut dhe të jetë i hapur me mjekun. Thelbësore është që pacientët të edukohen në mënyrë adekuate rreth problematikes që kanë se si të përballen me atë problematik Shëndetesore. Vazhdimisht këta pacient inkurajohen që të bëjnë vizita shëndetësore në vazhdimësi që të diskutohen në mënyrë kontinuele aspekti i stilit të jetesës, mënyra se si pacienti është duke i përdorur barnat si dhe sa shpesh, permirësimet në shëndet, efektet negative etj.Pra është shumë e rëndësishme të krijohet një raport i mirë dhe i besueshëm Mjek-Pacient. 

Çfarë udhëzime keni për pacientët në lidhje me parandalimin e sëmundjeve dhe mbajtjen e një stili jetese të shëndetshëm?

“Parandalimi është trajtimi më i mirë”. Parandalimi i një problemi shëndetësor është shumë i rëndesishëm për shkak se përveq që ka kosto më të vogel se trajtimi është edhe më e menaxhushme. Ne në ketë drejtim jemi duke punuar shumë duke i këshilluar dhe edukuar pacientet në këto aspekte: Ushqim i shëndetshëm (fruta, perime, mish pule, peshku si dhe hidratim i vazhdueshëm), Aktivitet fizik ( aktivitet i rregullt fizik si ecja dhe vrapimi), Zvogëlimi ose ndalimi i konsumimit të duhanit dhe alkoolit, menaxhimi i stresit të përditshëm, vizitat sistematike dhe te vazhdueshme mjekësore te mjeku. Në ketë aspekt shumë po ndihmon edhe këshillimorja e aktivizuar ne kuadër të QKMF-së ku ne i udhëzojmë per këshilla shtesë pacientët. 

Cilat janë nevojat më të zakonshme të pacientëve në komunitetin tuaj dhe si i përgjigjeni atyre?

Një ndër nevojat me të zakonshme të pacientëve në komunitetin tonë janë: Konsultat shëndetësore që përfshijnë menaxhimin e sëmundjeve kronike dhe sëmundjeve tjera, menaxhimin e dhimbjeve, kujdesin për shëndetin mendor, diagnostifikimin e hershëm të sëmundjeve, koordinim me specialistet e kujdesit primar dhe sekondar. Edukimin dhe këshillimin e pacientetve rreth stilit të jeteses dhe sëmundjes.

Si e vlerësoni rolit tuaj si mjek familjar në përmirësimin e shëndetit komunitar dhe parandalimin e sëmundjeve?

Mendoj që roli i mjekut është thelbësor në përmirësimin e shëndetit ne komunitet, se pari duke bëre parandalimin e sëmundjes me anë të edukimit dhe këshillave dhe me pas edhe të trajtimit të sëmundjes.

/GazetaShneta/ 

Artikulli paraprakVdes Sherif Krasniqi, Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme
Artikulli i rradhës Prishtinasi ia shpërndan koleges numrin, 19-vjeçarja ngacmohet nga disa persona dhe përjeton shok

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.