Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiologu Gani Bajraktari aderon në Nismën e Limajt

Lajme 16/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiologu Gani Bajraktari ka aderuar në Nismën Socialdemokrate. Aderimin e tij e prezantoi kryetari Fatmir Limaj, në një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Limaj tha se Bajraktari do të jetë në listë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa do ta udhëheqë sektorin për shëndetësi.

“Nga sot i është bashkuar një prej kontributdhënësve më të mëdhenj në fushën e shëndetësisë, Prof. Dr. Gani Bajraktari. Doktorit i jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për vendimin e ti që të bashkohet me ne, për të nisur një angazhim të përbashkët për të mirën e Kosovës, e që doktori e ka dëshmuar gjithnjë, varësisht nga rrethanat dhe nevojat e vendit. Nisma Socialdemokrate është e nderuar për ardhjen e një personaliteti të jashtëzakonshëm, dhe shembulli i doktorit duhet të shërbejë për të inkurajuar njerëzit e profileve të ndryshme, që përmes aktivizimit politik të kontribuojnë për vendin, sepse Kosova ka nevoje për njerëz të tillë”, tha Limaj.

Ndërsa kardiologu, Gani Bajraktari, theksoi se nuk ka mund të rezistojë ndaj gjendjes së krijuar e që sipas tij ka një ngecje, në këtë mënyrë po hyn në rrugën e politikës.

“Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja te hyjë në politikë sepse e ndiej veten mirë në shkencë, nuk kam mundur të rezistojë karshi gjendjes së krijuar në Kosovë e veprimtarive në Kosovë. Kemi një ngecje në proces që në terminologjinë moderne quhet dështim”, tha Bajraktari.

Ndërsa, arsyeja se pse ka zgjedhur partinë Nisma, tha se është qëndrueshmëria e liderit të kësaj partie, “që ka luftuar për lirinë e vendit dhe la gjurmë në ndërtimin e infrastrukturës”./Ekonomia Online/

Artikulli paraprakSi mushkëria e hekurt hapi rrugën për njësinë moderne të kujdesit intensiv
Artikulli i rradhës Sindroma e orizit të skuqur: Udhëzime për parandalimin e infeksioneve të ushqimit

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.