Bordi Drejtues i ShSKUK-së nuk e ka miratuar raportin vjetor të punës për vitin e kaluar.
Me katër vota kundër, një për dhe dy abstenime, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar nuk e ka miratuar Raportin e punës për vitin 2023, shkruan Gazeta Shneta.
Kryesuesi i Bordit të SHSKUK-së Naim Bardiqi, ka thënë se raporti nuk i ka përmbushur kriteret dhe nuk janë arritur objektivat.
“Edhe ky raport nuk mund të aprovohet sepse nuk i përmbush kriteret. Për shkak të mos arritjes së objektivave në nivel kombëtare. Megjithatë ka disa përmirësime në të gjitha fushat”, ka deklaruar Bardiqi.
Mendimit të njëjtë i ka qëndruar edhe drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi. Ai ka thënë se performanca në terren është e dobët.
“Qëndroj me Bordin se raporti nuk është i kënaqshëm. Raporti e tregon realitetin me performancë të nivelit të ulët. Do ta ndryshojmë mënyrën e raportimit. Rregullorja e re do të na mundësojë të monitorojmë më mirë”, ka deklaruar Azizi.
Më pas raporti është hedhur në votim ku katër nga anëtarët e Bordit kanë votuar kundër aprovimit të tij, kryesuesi Naim Bardiqi, Dren Boshnjaku, Tetore Olloni dhe Rrezarta Bajrami. Ndërkaq për aprovimin e raportit ka votuar vetëm anëtarja Vjollca Kodolli, kurse dy anëtarët Besim Demolli dhe Enver Gashi kanë abstenuar.
Kujtojmë se Bordi nuk e ka aprovuar as raportin 6-mujor të punës së SHSKUK-së janar-qershor 2023. /Gazeta Shneta/