Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka shënuar progres në menaxhimin e financave dhe integritetin institucional

Lajme 29/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kuadër të projektit të mbështetur nga USAID/KMI për rritjen e performancës në menaxhimin e financave publike, auditimit të brendshëm, prokurimit dhe integritetit institucional, Ministria e Shëndetësisë është monitoruar nga ekipi i ekspertëve të USAID/KMI gjatë vitit 2022 dhe 2023, ku janë prezantuar edhe rezultatet e performancës për vitin e kaluar.

Bazuar në prezantimin e rezultateve nga USAID/KMI, rezulton se Ministria e Shëndetësisë ka shënuar një progres të shkëlqyeshëm prej 81%, që paraqet nivelin më të lartë të performancës për Menaxhimin e Financave dhe Integritetin Institucional dhe se Ministria e Shëndetësisë është institucioni me performancën më të lartë nga të gjitha institucionet e monitoruara nga ky projekt.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, vlerësoi punën dhe angazhimin e stafit të administratës në adresimin e çështjeve të paraqitura nga viti i kaluar, si dhe mbështetjen dhe gatishmërinë institucionale të projektit të USAID/KMI.

Tutje ai theksoi përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të punuar në bazë të parimeve të llogaridhënies dhe transparencës, duke i shërbyer qytetarëve dhe sidomos, pacientëve dhe njerëzve në nevojë.

Ndërsa, Drejtoresha e Projektit të USAID/KMI, znj. Maia Gondolaze, shprehu kënaqësinë për të arriturat e ministrisë, duke shprehur besimin e saj se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të shënoj progres në fushën e menaxhimit të financave publike dhe në fushat e tjera edhe në vitet e ardhshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkaqet gjenetike të paralizës cerebrale zbulohen përmes sekuencës së të gjithë gjenomit
Artikulli i rradhës SHSKUK do të mbulojë pagesën pjesërisht për pjesëmarrjen në kursin ATLS në Kolegjin e Kirurgëve

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.