Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksina kundër infeksionit klamidia tregon rezultate premtuese në fazën e parë klinike

Jetë 15/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një vaksinë e klamidias ka shkaktuar përgjigje imune në një provë të hershme, duke rritur shpresat se një ditë mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së infeksionit seksualisht të transmetueshëm.

Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë për klamidia, i cili është infeksion i transmetueshëm bakterial më i zakonshmi në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

Në rezultatet e provës së re, të botuar më 11 prill në revistën “Lancet Infectious Diseases”, vaksina u zbulua se ishte e sigurt dhe gjithashtu shkaktoi një përgjigje antitrupash.

“Kjo është dëshpërimisht e nevojshme,” tha për NBC News, David Harvey, drejtor ekzekutiv i direktivave të infeksioneve seksualisht të transmetueshme në SHBA.

Klamidia mbetet gjithashtu një nga shkaqet më të zakonshme të infertilitetit tek gratë, tha për NBC News, Dr. Jay Varma, një profesor i shkencave të shëndetit të popullsisë në Weill Cornell Medicine në New York City.

Nëse nuk trajtohet, klamidia mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të legenit, gjë që e bën më të vështirë shtatzëninë.

Bakteret gjithashtu mund të shkaktojnë një infeksion të syve që çon në humbjen e shikimit në 1.9 milionë njerëz në mbarë botën.

Në provën e re të fazës 1, e cila u zhvillua nga viti 2020 deri në vitin 2022, pjesëmarrësit u ndanë në mënyrë të barabartë midis burrave dhe grave të shëndetshme me një moshë mesatare 26 vjeç. Studiuesit testuan disa doza të ndryshme për vaksinën dhe pjesëmarrësit morën ose vaksinën ose një placebo në tri ditë të veçanta gjatë një periudhe gati katër mujore.

Studiuesit tashmë po planifikojnë të nisin një provë më të madhe, të fazës 2 që do të peshonte efektivitetin e vaksinës.

Shpresa është që një ditë vaksina mund të parandalojë si infeksionet në sistemin riprodhues ashtu edhe në sy, tha autori i studimit, Jes Dietrich, një shkencëtar i lartë në “Statens Serum Institut” në Danimarkë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStudimi i ri zbulon se si sheqeri mund të rrisë rrezikun e kancerit
Artikulli i rradhës Kurti dhe ministri Vitia mirëpritën 32 inspektorët e rinj shëndetësorë dhe farmaceutikë

Ju sugjerojmë

Raporti: Fëmijët në Britani po shkojnë drejt statusit të brezit më të pashëndetshëm në dekada

17/07/2026 Jetë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Një ilaç për palcën kurrizore mund të ndihmojë në luftën kundër Alzheimerit

17/07/2026 Jetë

Demenca nuk prek të gjithë njësoj: Studimi zbulon faktorët që mund të ndryshojnë rrezikun në botë

17/07/2026 Jetë

Shkuarja në kinema apo në muze lidhet me plakje më të ngadaltë të trupit

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.