Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shteti pagoi dhjetëra miliona për shërimin e pacientëve jashtë Kosovës, edhe 15 mln mbeten borxh

Lajme 19/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shteti i Kosovës ka paguar dhjetëra miliona euro për shërimin e pacientëve jashtë, ndërsa edhe 15 milionë Euro i kanë mbetur borxh.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore deri në fund të vitit të kaluar ka pasur borxhe mbi 30 milionë euro ndaj institucioneve private shëndetësore në Kosovë dhe vendet tjera. Shuma më e madhe e këtyre milionave kanë shkuar jashtë Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

Vetëm në Turqi Kosova ka paguar rreth 18 milionë Euro spitaleve në Stamboll. Këto borxhe janë paguar me një buxhet prej 15 milionë Euro që Qeveria ia ka alokuar FSSh-së në dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkaq edhe tetë milionë euro janë paguar nga buxheti i FSSh-së.

Gazeta ka mësuar se këto borxhe janë paguar me një marrëveshje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve private. Këto të fundit kanë pranuar që të bëjnë një zbritje të borxhit deri në tetë përqind, ndërsa MSh do t’ua paguante së paku 50 për qind të borxhit. Mbi 20 milionë Euro borxhe kanë shkuar jashtë Kosovës.

Gazeta ditë më parë ka raportuar për pagesat e borxheve ndaj klinikave në Turqi, ndërsa më poshtë do të sjellim edhe klinikat në vendet e rajonit, Evropës dhe në Kosovë. Vetëm në vendet e rajonit Kosova i ka paguar klinikave private mbi 1.8 milionë Euro borxhe. Më së shumti kanë përfituar Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Kosova ka paguar edhe një institucion në Serbi në vlerë mbi 2 mijë euro.

Sipas raportit të punës Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i kanë mbetur obligime ndaj klinikave private edhe mbi 15.2 milionë Euro. Këto borxhe janë nga fletzotimet e lëshuara, dhe rasteve tjera të vendosura ose në pritje për shqyrtim nga Bordi i programit për Trajtim jashtë vendit.

Pagesat e borxheve të FSSh-së ndaj spitaleve në Turqi.

FSSh pagoi borxhe mbi 23 milionë Euro në vitin 2023, afër 18 milionë spitaleve në Turqi

Artikulli paraprakOKB-ja miraton një vaksinë të përditësuar të kolerës që mund të ndihmojë në luftimin e rritjes së rasteve
Artikulli i rradhës Një 72-vjeçar mbante rekordin për infektimin më të gjatë me Covid-19, para se të ndërronte jetë ai vuajti nga virusi 613 ditë 

Ju sugjerojmë

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme

SHBA përballet me valë të re të infeksioneve nga paraziti që shkakton diarre të rëndë

17/07/2026 Lajme

Magjistri i shkencave të kimisë: Anomali serioze në pyetjen 16 në testin e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë

17/07/2026 Lajme

Në Obiliq vijon vaksinimi plotësues, UNICEF vazhdon angazhimin për zgjerimin e imunizimit në Kosovë

17/07/2026 Lajme

HANDIKOS pranon një kontigjent të pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.