Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës, Dr. Arlind Batalli – sëmundjet e zemrës, shkaktarët kryesorë dhe masat parandaluese

Mjeku i javës 29/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen Dr. Arlind Batalli, i cili është Specialistë i Kardiologjisë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK. 

Me Dr. Batallin flasim për sëmundjet e zemrës (kardiovaskulare), të cilat janë shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme si dhe invaliditetit të miliona njerëzve në botë.

Shkaqet e shfaqjes së tyre janë nga më të ndryshmet, disa prej të cilave janë të pamundura për t’i shmangur. Por, ka një sërë faktorësh të tjerë të cilët mund t’i evitoni duke ulur kështu ndjeshëm rrezikun dhe pasojat e sëmundjeve kardiake.

– Çfarë janë sëmundjet Kardiovaskulare?

Dr. Batalli: Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në nivel global, duke marrë rreth 17.9 milionë jetë çdo vit. Janë një grup i çrregullimeve të zemrës dhe enëve të gjakut dhe përfshijnë sëmundje koronare të zemrës, sëmundjet e muskulit të zemrës, (Kardiomiopatit), sëmundjet e sistemit përques, sëmundje Valvulare reumatike zemrës dhe sëmundjet valvulare jo reumatike.

– Cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut?

Dr. Batalli: Faktorët e riskut kardiovaskular mund të jenë të modifikueshem dhe të pa modifikueshme. Faktorët e rrezikut që mund të kontrollohen ose ndryshohen quhen të modifikueshme. Faktorët kryesorë të rrezikut të modifikueshëm janë: kolesteroli i lartë, presioni i lartë i gjakut, duhani, diabeti, obeziteti, pasiviteti fizik dhe ushqimi i pashendetshëm. Faktorët që nuk mund të kontrollohen dhe të ndryshohen janë të pamodifikueshëm e që janë faktorët gjenetik, mosha, gjinia.

– Cilat janë simptomat që duhet të marrim në konsiderate për tu konsultuar me një mjek kardiolog?

Dr. Batalli: Simptomat që mund të sugjerojnë sëmundje të zemrës janë: Dhimbja në gjoks në qetësi apo gjatë aktivitetit fizik, vështirësia në frymëmarrje, lodhja, të rrahurat e shpejta të çrregullta të zemrës, të ejtura në ekstremitete. Ndonëse sëmundjet kardiovaskulare mund të jenë për një kohë latente.

– Masat parandaluese për sëmundjet kardiovaskulare?

Dr. Batalli: Parandalimi konsiston në marrjen e masave të përgjithshme dhe individuale. Identifikimi dhe zbulimi i faktorëve të riskut dhe riskut te rritur për sëmundje kardiovaskulare është i rëndësishëm në parandalim, është e rëndesishme vlerësimi i riskut Kardiovaskular tek grup moshat e caktuara. Rekomandohet kontrolli sistematik i grupeve të caktuara me faktor të riskut si histori familjare për sëmundje Kardiovaskulare, Dislipidemit etj.

– Aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij në shëndetin e zemrës?

Dr. Batalli: Rekomandohet aktivitet i rregullt fizik. 150 minuta në javë aktivitet mesatar deri në të moderuar. Rekomandohet këshillimi për ndërprerjen e duhanit. Stili i jetës mund të rris rrezikun për sëmundje të zemrës.

– Sa ka ndikim të ushqyeri tek sëmundjet e caktuara kardiovaskulare?

Dr. Batalli: Ngrënia e ushqimit të pasur me yndyra të ngopura, yndyra trans dhe kolesterol është e lidhur me sëmundjet e zemrës dhe gjendjet e lidhura me to. Studimet kanë treguar disa modele të ushqyerit që ulin riskun për sëmundje kardiovaskulare. Dieta më e njohur është dieta mesdhetare. Dieta mesdhetare është një mënyrë e të ushqyerit e bazuar në kuzhinën tradicionale të vendeve që kufizohen me detin Mesdhe.

Rekomandohet të zgjidhni një model ushqimor më të bazuar në bimë, të pasur me fibra, që përfshin drithëra, fruta, perime, dhe arra.

– Për sa i përket kontrolleve parandaluese, sa shpesh duhet të bëhen te një pacient i shëndoshë?

Dr. Batalli: Screeningu apo Depistimi për zemër? Depistimi bëhet për të zbuluar çrregullime ose sëmundje të mundshme shëndetësore te njerëzit që nuk kanë asnjë simptomë për sëmundje apo që kanë risk te lart për sëmundje te zemrës.

Qëllimi është zbulimi i hershëm i sëmundjeve dhe identifikimi i faktorëve të riskut. Depistimi për faktor të riskut duhet të filloj nga mosha adulte mbi 18 vjeç

Matja dhe monitorimi i tensionit arterial tek të gjithë individët mbi moshën 18 vjeçare. Tek adultët me vlera nën 120/80 matje duhet të bëhet çdo dy vite. Tek adultët me risk të lart për Hipertension që kanë vlerat mbi 130/80 depistimi duhet jetë në intervale më të shpeshta.

Një test për yndyrë LDL, HDL, trigliceride tek adultët mbi 18 vjeç se paku çdo 4-5 vjet, pas moshes 40 vjeç intervali i depistimit përcaktohet nga mjeku bazuar në riskun Kardiovaskular 10 vjeçar.

Elektrokardiografia (Ekg)regjistrimi i aktivitetit elektrik te zemrës tek pacientet e selektuar, ku mund të identifikohen shumë sëmundje Strukturale apo elektrofiziologjike

Ehokardiografia, ku mund te identifikohen sëmundjet strukturale në zemër, realizohet tek pacientet e selektuar.

Stres testi: përmes testit të ngarkesës mund të disgnostikohen sëmundjet koronare, tek pacientet simptomatik apo tek individët mbi moshën 45 vjeçare me faktor risku.

CT Angio Koronare tek individët që kanë probabilitet të lart të kenë sëmundje koronare.

MRI e zemrës: është imazheri që tek pacientet me risk të lart mund të diagnostikohen sëmundje strukturalë që nuk shihen me ultratingull.

Screeningu gjenetik për vdekje të papritur, tek individet me risk të lart dhe me histori të sëmundjeve në familje.

Përmes depistimit apo kontrolleve mund te reduktohet Risku për sëmundje Kardiovaskulare dhe vdekje të pa pritur te kategorit me risk të lart.

– A janë kushtet adekuate për trajtimin e një pacienti me sëmundje kardiovaskulare në vendin tonë?

Dr. Batalli: Konsideroi që Kosova ka resurse humane dhe infrastrukturore për menaxhimin e sëmundjeve kardiovaskulare, por duhet të bëhet më shumë në parandalim.

– Për fund, çfarë këshilla keni për të ruajtur shëndetin e zemrës?

Dr. Batalli: Jetoni shëndetshëm, bëhuni aktiv, përdorni më pak makinat, mos tymosni duhan, kujdesuni për ushqimin.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA është TV i keq për foshnjat
Artikulli i rradhës Ananasi: Fruti shijues që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.