Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna

Lajme 07/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas shumë kërkimesh është gjetur edhe trupi i djalit 3-vjeçar i familjes Arrazi, Arditi, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për trupin e nënës.

Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Trupi është gjetur në anën e malit, në afërsi të fshatit Zues. Disa kilomentra larg trupit të vajzës që u gjet dje në Dajlan.

Dy ditë më parë është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare, Erigea, ndërsa dje u gjet trupi i vajzës tjetër, Gresi. Së bashku me nënën, Alma Arrazi, ata dyshohet se janë vetëmbytur pas dhunës nga bashkëshorti i Almës dhe babai i tyre, Ergys Arrazi.

Ky i fundit është vënë në pranga, i akuzuar si shkaktar për vetëvrasjen e tyre. Po ashtu forca të shumta polumbarësh, RENEA, FNSH, por edhe ushtria, po vijojnë kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit për gjetjen e trupit të nënës.

Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, konfirmoi gjithashtu lajmin, ndërsa falënderoi të gjithë strukturat që po marrin pjesë në këtë operacion dhe banorët e fshatrave, që ndihmuan vullnetarisht.

“Gjej rastin të ngushëlloj familjarët për këtë tragjedi. Dua të falënderoj të gjitha strukturat pjesëmarrëse në këtë aksion, që 24/7 po bëjnë të mundur gjetjen sa më shpejt të viktimave. Dua të falënderoj edhe banorët e fshatrave, të cilët janë ofruar vullnetarisht për të bërë të mundur që ky aksion të përfundoj. Sapo morëm lajmin që u gjet edhe fëmija i vogël dhe shpresojmë që së shpejti të gjejmë edhe viktimën e fundit të kësaj tragjedie dhe operacioni do të mbyllet. Do të jemi këtu deri në gjetjen e turpit të nënës së fëmijëve”, tha prefektja.

Angoni bëri gjithashtu thirrje grave që të denoncojnë dhunën dhe të mos heshtin. “Të gjithë vajzat dhe gratë duhet të denoncojnë dhunën në rastin më të parë, në të gjitha strukturat që ofrojnë ndihmë ndaj tyre.”/Tch

Artikulli paraprakIlaçi i ripërdorur i kancerit mund të trajtojë diabetin duke nxitur qelizat acinare të pankreasit për të prodhuar insulinë
Artikulli i rradhës Disa mënyra se si nuk do të mbeteni shtatzënë

Ju sugjerojmë

Vetura godet kampin shkollor në Holandë: katër të vdekur, prej tyre tre fëmijë

11/06/2026 Lajme

Përfundon numërimi në 35 QKN, mbesin vetëm edhe Prishtina, Prizreni e Gjilani

11/06/2026 Lajme

Alarm në Britani: Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi, mbi 100 raste të reja në vetëm dy javë

11/06/2026 Lajme

Fruthi rikthehet në nivele alarmante në SHBA: Mbi 2 mijë të infektuar këtë vit

11/06/2026 Lajme

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

11/06/2026 Lajme

Ngjarje e rëndë në Shkodër, shoferi përplas me makinë katër persona

11/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.