Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i çrregullimeve hipertensive në shtatzëni

Këshilla për shtatzëna 07/09/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i publikuar në Canadian Medical Association Journal ka zbuluar një rritje të konsiderueshme të çrregullimeve hipertensive në shtatzëni në Kanada. Ky raport alarmant bazohet në analizën e të dhënave nga 2.8 milionë lindje spitalore gjatë periudhës 2012-2021.

Studiuesit kanë vërejtur një rritje të përgjithshme prej 40% në prevalencën e çrregullimeve hipertensive në shtatzëni, duke kaluar nga 6.1% në 8.5%. Këto rritje përfshijnë hipertensionin paraekzistues (nga 0.6% në 0.9%), hipertensionin gjestacional (nga 3.9% në 5.1%), dhe preeklampsinë (nga 1.6% në 2.6%), shkruan Million Heart, transmeton Gazeta Shneta.

Pavarësisht këtij rritjeje në prevalencën e çrregullimeve hipertensive, është vërejtur një ulje e komplikacioneve të rënda, si lindjet e parakohshme, vdekja intrauterine dhe shtrimi i nënës në terapi intensive. Megjithatë, ka pasur një rritje të normave të operacioneve cezariane (nga 42.0% në 44.3%) dhe të pamjaftueshmërisë renale akute (nga 0.4% në 0.6%) te gratë e prekura nga çrregullimet hipertensive.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se gratë me diabet paraekzistues kanë një rrezik më të lartë për zhvillimin e çrregullimeve hipertensive. Autorët e studimit sugjerojnë se kjo rritje mund të lidhet gjithashtu me faktorë të tjerë, të cilët nuk janë përfshirë në këtë analizë, siç është shtimi i obezitetit te gratë në periudhën e fertilitetit.

“Shtimi i numrit të pacienteve obstetrike në rrezik të lartë duhet të nxisë autoritetet e politikave shëndetësore për të përmirësuar qasjet ndaj trajtimeve obstetrike të specializuara, përfshirë periudhën e postpartumit, sidomos te pacientet me imunitet më të dobët,” përfundojnë autorët e studimit./Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakRreziqet e fshehura të manikyrit me xhel: Studimi zbulon dëmtime të ADN-së dhe rrezik për kancer
Artikulli i rradhës Mjekja e irrituar me qytetarët: “popull me dërras mangu”, tregon çfarë pyetje i bëjnë pacientët jashtë klinikës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.