FDA në Shtetet e Bashkuara ka miratuar vaksinat antigrip që mund të merren vetë, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si qytetarët mund të mbrohen nga gripi.
Kjo vaksinë, e cila është në treg prej rreth 20 vitesh, tani do të jetë e disponueshme për individët nga mosha 2 deri në 49 vjeç. Deri më sot, administrimi i saj duhej bërë nga një profesionist i shëndetit, por tani ajo mund të merret në mënyrë të pavarur pas plotësimit të një pyetësori, shkruan FDA, transmeton Gazeta Shneta.
Aprovimi i kësaj vaksine pasoi një sërë studimesh që konfirmuan se individët mbi 18 vjeç janë në gjendje ta administronin atë vetë, ndërsa të rriturit gjithashtu mund t’ua japin fëmijëve të tjerë. Vaksina do të shpërndahet përmes një farmacie online të dedikuar, e cila do të vlerësojë se si mund të porositet dhe të dërgohet në shtëpi.
Kjo vaksinë stinore e sigurtë dhe efikase sjell fleksibilitet të ri për individët dhe familjet, duke kursyer kohë dhe duke reduktuar burokracinë në procesin e vaksinimit. Ajo paraqet një mundësi të re për të rritur mbrojtjen ndaj gripit dhe për të përmirësuar shëndetin publik./Gazeta Shneta/


