Pajisjet intrauterine (IUD) janë forma e tretë më e zakonshme e kontraceptivëve modern që përdoret në mbarë botën.
Ka dy lloje të pajisjeve intrauterine – ajo e bakrit që nuk çlirojnë asnjë hormon dhe pajisjet intrauterine hormonale që lëshojnë një formë sintetike të hormonit progesteron, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studimet e mëparshme tregojnë se pajisjet intrauterine hormonale mund të shoqërohen me një rrezik të shtuar të zhvillimit të kancerit të gjirit.
Studiuesit nga Qendra Daneze mbi Kërkimet e Shoqërisë së Kancerit kanë gjetur një lidhje midis sistemeve intrauterine që çlirojnë levonorgestrel dhe rritjes së rrezikut të kancerit të gjirit tek femrat e moshës 15 deri në 49 vjeç, krahasuar me ato që nuk përdornin pajisjet intrauterine hormonale.
Studimi është publikuar së fundmi në revistën “JAMA”.
Që nga viti 2021, rreth 874 milionë gra cisgjinore në të gjithë botën përdornin disa lloj metodash moderne kontraceptive, të cilat përfshijnë prezervativët, pilula kontraceptive dhe pajisje intrauterine (IUD). /Gazeta Shneta/


