Ilaçet e diabetit dhe obezitetit GLP-1, kanë goditur botën në vitet e fundit pasi ndihmojnë për të humbur deri në 20% të peshës trupore.
Diskutimet në Reddit zbulojnë se medikamentet GLP-1 mund të kenë gjithashtu një ndikim në shëndetin vaginal tek femrat, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.
Mjekët e intervistuar nga Healthnews thanë se nuk janë të njohur me raportet se ilaçet GLP-1 shkaktojnë thatësi vaginale, megjithëse kjo mund të shpjegohet me dehidratimin dhe ndryshimet hormonale.
Dr. Nirit Rosenblum, nga Qendra e Nju Jork Health thotë se dehidrimi nga efektet anësore gastrointestinale çon në thatësi në përgjithësi. Për më tepër, shkakton ndryshime në mikrobiomën e zorrëve, të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në mikrobiomën vaginale.
Ndryshimet hormonale gjithashtu mund të jenë fajtorë, sipas Dr. Rachel Rubin, urologe e certifikuar nga bordi dhe specialiste e mjekësisë seksuale.
Ulja e yndyrës mund të ulë estrogjenin qarkullues të trupit, i cili mund të përmirësojë simptomat e sindromës gjenitourinare të menopauzës, duke përfshirë thatësinë e vaginës, dhimbjen gjatë marrëdhënies intime, frekuencën e urinës dhe infeksionet e traktit urinar.
Humbja e peshës shoqërohet shpesh me humbje të masës muskulore, e cila mund të çojë në dobësi vaginale, ose lirim të hapjes vaginale. Ndërsa shumë e konsiderojnë atë një çështje kozmetike, dobësia vaginale mund të çojë në ulje të ndjeshmërisë, dobësi të legenit dhe mosmbajtje urinare stresuese.
GLP-1 kanë përfitime të konsiderueshme në humbjen e peshës, kontrollin e sheqerit në gjak dhe shëndetin kardiovaskular. Ashtu si me çdo medikament tjetër me recetë, ato duhet të merren nën mbikëqyrjen e një ofruesi të kujdesit shëndetësor. /Gazeta Shneta/


