Një studim i ri, i publikuar në revistën ka zbuluar një lidhjetë mundshme midis ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ambientit gjatë shtatzënisë dhe rritjes së rrezikut përleucemi limfoblastike akute (LLA) te fëmijët.
Ky zbulim është një sinjal alarmi për profesionistët dhestudiuesit e kujdesit shëndetësor, duke nxjerrë në pah ndikimet e ndryshimeve klimatike si një faktor rreziku në shëndetinprenatal dhe zhvillimin e fëmijëve, shkruan Lancet Planetary Health, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi, i udhëhequr nga Tormod Rogne nga Shkolla e Shëndetit Publik në Yale, përdori të dhënat e regjistrave tëlindjeve dhe tumoreve në Kaliforni dhe analizoi rastet e leucemisë pediatrike nga periudha 1988-2015. Nga këto tëdhëna, u identifikuan 6,849 raste të LLA-së, të cilat u krahasuanme mbi 300,000 raste kontrolli të fëmijëve të shëndetshëm.
Për të vlerësuar temperaturat, studiuesit përdorën një rrjet prej 1 km dhe analizuan ndikimin e temperaturës gjatë javëve specifiketë shtatzënisë. Një gjetje e rëndësishme ishte se një rritje prej5°C në temperaturën mesatare javore gjatë javës së tetë tështatzënisë ishte e lidhur me një rritje prej 7% të rrezikut përLLA.
Kërkimi sugjeron se nxehtësia mund të ndikojë në zhvilliminprenatal përmes ndryshimeve epigjenetike dhe inflamacionit tëshkaktuar nga oksidimi, duke shtuar një këndvështrim të ri nëstudimet për shëndetin e nënave dhe fëmijëve.
Autorët theksojnë nevojën për kërkime të mëtejshme për tëkuptuar më thellë mekanizmat që lidhen me ndikimin e temperaturave të larta në zhvillimin e sëmundjeve hematologjiketek fëmijët./ Gazeta Shenta/


