Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës – Dr Lavdim Berisha: Deformimi i shputave, diagnoza dhe mënyrat e trajtimit

Mjeku i javës 11/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta këtë herë vjen Dr. Lavdim Berisha – specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili na tregon më shumë për sëmundjet e shputave, diagnozën dhe mënyren e trajtimit të tyre.

Dr. Lavdim Berisha është subspecialist i shputës tash e tre vite, i vetmi në Kosovë, por edhe në rajon si Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të zi, i pranuar nga EFAS – Europian Foot and Ankle Society dhe gjithashtu anëtar i BAFAS – Balkanic Foot and Ankle Society, pjesëmarrës i mbi 50 kurseve dhe kongreseve jashtë vendit, i ftuar si ligjërues në kongresin e 78-të ortopedëve në Greqi.

Dr. Berisha: Sëmundjet më të shpeshta të shputave janë: Deformitet e lindura të shputave, deformitet zhvillimore dhe deformitet e fituara.

Deformitet e lindura të shputave janë deformitete që shihen menjëherë pas lindjes, por një pjesë e tyre mund të identifikohen edhe gjatë përcjelljes së shtatzanisë nga ana e gjinekologut, deformitet e lindura duhet të fillojnë trajtimin nga dita e parë e lindjes, varësisht nga deformiteti ortopedi vendose për mënyren e trajtimit, te shumica e rasteve trajtimi fillestar është konzervativ me immobilizim me gips, ndërsa trajtimi kirurgjik vjen në shprehje tek format rezistente ku trajtimi konzervativ nuk është mjaftueshëm i sukseseshëm, zakonisht trajtimet janë të gjata dhe prindërit duhet të jenë të kuptueshëm dhe të durueshëm dhe të i respektojnë në përpikmëri rekomandimet e specialistit.

Shkaktarët më të shpeshtë janë çrregullimet e ndryshme në formimin e shputave gjatë zhvillimit të frytit, në disa raste kemi edhe deformitete për shkak të pozicionit të bebës si në rastet kur kemi lindjen e parë dhe mitra është më e vogël, në rastet e fëmijëve me peshë të madhe, binjakët apo fëmijët të cilët nuk janë të vendosur në pozitën natyrale në mitër.

Deformitet zhvilimore janë deformitete që vërehen gjatë rritjes dhe zhvillimit më të shpeshta shputat e rrafshta, shputat e thella apo shputat e kthyera nga brenda, shkaktarët më të shpeshtë janë ata gjenetik, duhet të bëhet vizitë tek ortopedi sapo të vërehen këto deformite për të bërë diagnostifikimin dhe vendoset mënyra adekuate e trajtimit, duhet të ceket se çrregullimet zhvillimore kryesisht janë deformitete që nuk janë serioze vetëm që kërkojnë diagnostifikim dhe trajtim adekuat.

Deformitet e fituara janë deformitete që zhvillohen tek të rriturit, shkaktarët më të shpeshtë janë deformitet që zhvillohen si pasojë e lëndimeve të kaluara, sëmundjeve reumatike, sëmundjeve tjera të sistemit musculosceletor, mbipeshës, stilit të jetës dhe këpucëve,

Kryesisht këto deformite shkaktojnë dhimbje gjatë aktiviteteve të përditeshme edhe në këto raste mendimi i ortopedit të shputës është shumë me rëndësi për të vendosur mënyrën e duhur të trajtimit që përfshijnë nga modifikimi i aktiviteteve të përditshëm , modifikimi i këpucëve deri tek trajtimi kirurgjik.

Dr. Lavdimi ka këshilluar prindërit që sapo të vërejnë ndryshim tek shputat e fëmijëve të konsultohen me një profesionist.

“Këshill për prindërit sidomos për deformitet zhvillimore pasi që ato të lindura vërehen menjëherë dhe trajtimi është obligativ nga dita e parë, t’i përcjellin fëmijët për formën e shputave, formën e ecjes dhe sa më herët pasi të fillon ecja të marrin mendim profesional nga ana e ortopedëve të shputës për formën dhe eventual trajtimin e tyre”, tha Berisha.

Ndërsa për personat e moshës madhore, Berisha tha që duhet të kenë kujdesë sidomos në llojet e këpucëve që përdorin, për gjininë femërore t’i shmangen përsorimit të këpucëve me taka të larta dhe të ngushta para, dhe gjithashtu personat diabetik dhe ata me sëmundje sistemik si arthriti rheumatoid të kujdesen sa më shumë për shputat e tyre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakUshqimet ultra të përpunuara mund të përshpejtojnë plakjen biologjike, zbulon studimi
Artikulli i rradhës Pse zgjohesh natën për të ikur në tualet dhe si ta ndalosh

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.