Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Më shumë gra po diagnostikohen me kancer të gjirit në fazat e mëvonshme në SHBA

Femina 13/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë kancere të gjirit po zbulohen më vonë tek gratë, duke u dhënë tumoreve një shans për t’u përhapur dhe për t’u bërë kërcënuese për jetën, zbulon një studim i ri.

Kjo rritje e kancerit të gjirit në fazën e vonë prek gratë e të gjitha moshave dhe etnive, sipas rezultateve të publikuara më 10 dhjetor në revistën “Radiology”.

“Gratë me këtë diagnozë kanë një shkallë shumë më të ulët të mbijetesës dhe janë shumë më të vështira për t’u trajtuar”, tha studiuesja Dr. Debra Monticciolo, presidente e kaluar e Kolegjit Amerikan të Radiologjisë, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Analiza e të dhënave të regjistrit të kancerit në Shtetet e Bashkuara zbuloi se nivelet e kancerit të gjirit në fazën 4 ishin rritur:

– 2.9% në vit për gratë e moshës 20 deri në 39 vjeçe midis 2004 dhe 2021.

– 2.1% në vit për gratë e moshës 40 deri në 74 vjeçe midis 2004 dhe 2012, dhe 2.7% midis 2018 dhe 2021.

– 1.4% në vit për gratë e moshës 75 vjeçe e lart midis 2004 dhe 2021.

Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare për gratë me kancer të gjirit të fazës 4 është 31%, krahasuar me 99% për kancerin në fazën e hershme, thanë studiuesit.

“Rritja e konsiderueshme e sëmundjes metastatike në diagnozë midis të gjitha grave amerikane dhe në të gjitha grupmoshat është një gjetje e re alarmante,” tha studiuesi kryesor Edward Hendrick, profesor klinik i radiologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Kolorados Anschutz.

Dhe problemi mund të jetë edhe më i keq se sa pasqyrohet në këto gjetje, vuri në dukje Hendrick.

Gjatë pandemisë, sasia e mamografive të kryera për depistimin e kancerit të gjirit ra ndjeshëm, që do të thotë se kishte “nën-numërim të mundshëm të sëmundjes së avancuar në vitin 2020”, tha Hendrick. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNdotja e ajrit lidhet me rritjen e rrezikut të mpiksjes së rrezikshme të gjakut
Artikulli i rradhës A është e mundur të mbetesh shtatzënë gjatë ushqyerjes me gji

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.