Megjithëse janë zhvilluar fushata të vazhdueshme për të nxitur rekomandimin “foshnja në shpinë” për gjumë të sigurt, 12% e foshnjeve të moshës 4 muajshe në SHBA ende vendosen në shtrat duke fjetur në pozita si anash në krah ose në bark, sipas një raporti të ri.
Dr. Yongjun Zhang, nga Spitali Xinhua në Shangai, dhe ekipi i tij nënvizuan se gjumi në pozita të tilla rrit rrezikun e problemeve me frymëmarrjen dhe Sindromën e Vdekjes së Papritur të Foshnjeve (SIDS), shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Rreth 3,500 vdekje nga gjumi ndodhin çdo vit në SHBA, dhe rreth 90% e këtyre vdekjeve ndodhin te foshnjat më të vogla se 6 muajsh.
Për të vlerësuar efektivitetin e fushatave edukative për këtë mesazh, studiuesit analizuan të dhënat e mbledhura nga “National Survey of Children’s Health (NSCH)” për periudhën 2016-2022.
Ata intervistuan rreth 9,400 prindër dhe i pyetën:
“Në cilën pozicion e vendosni më shpesh foshnjën për të fjetur?”
Të dhënat treguan:
– Në moshën 4 muajsh, 12% e foshnjeve flinin në pozita të rrezikshme.
– Në moshën 6 muajsh, ky numër ishte 12.9%.
– Në moshën 9 muajsh dhe 12 muajsh, përqindja rritej në 19.2% dhe 23%.
Ky studim tregoi që përmirësimi në edukimin mbi praktikat e gjumit të sigurt ka ngecur.
Studiuesit theksuan nevojën për më shumë intervenime edukative dhe mbështetje për prindërit, veçanërisht në grupet më të rrezikuar dhe ato me barrierat më të larta për akses në informacion dhe shërbime shëndetësore. /Gazeta Shneta/


