Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Embrionet e freskëta rrisin suksesin e IVF te gratë me vështirësi në konceptim të shtatzënisë

Femina 30/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjetjet sugjerojnë se mjekët e fertilitetit duhet të marrin më shumë në konsideratë faktorët individualë të pacientëve për të rritur gjasat e suksesit me IVF.

Gratë me një shans të ulët për të pasur një fëmijë përmes fertilizimit in vitro (IVF) mund të përfitojnë më shumë nga përdorimi i embrioneve të freskëta në vend të atyre të ngrira, sipas një studimi të ri në Kinë, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Një në gjashtë persona në mbarë botën përballet me infertilitet, dhe IVF është trajtimi më i zakonshëm për të ndihmuar njerëzit të konceptojnë. Ky proces përfshin nxjerrjen e vezëve të gruas, fekondimin e tyre me spermë në një laborator dhe më pas transferimin e embrioneve të formuara në mitër.

Mjekët shpesh zgjedhin një “strategji të ngrirjes totale”, ku ata nxjerrin disa vezë njëherësh dhe ngrijnë embrionet për t’u transferuar javë, muaj apo edhe vite më vonë.

Megjithatë, studimi i ri sugjeron se kjo qasje mund të mos jetë më e mira për gratë me shanse më të ulëta suksesi në IVF, bazuar në faktorë si mosha, gjendjet shëndetësore, numri i ulët i vezëve dhe cilësia e tyre.

Shkallë më e lartë lindshmërie për transferimet e embrioneve të freskëta

Studimi, i botuar në revistën “BMJ”, përfshiu 838 gra në të 30-at e tyre, të cilat kishin vetëm disa vezë të shëndetshme.

Sipas studimit, gratë që kishin marrë një transferim me embrione të freskëta – të implantuara në të njëjtën ditë kur u hoqën vezët – kishin më shumë mundësi për të lindur një fëmijë krahasuar me ato që kishin përdorur embrione të ngrira.

40.1% e grave që morën një transferim të embrionit të freskët lindën një fëmijë, krahasuar me 31.5% të atyre që përdorën një embrion të ngrirë.

Mes tjerash, gratë që morën një embrion të freskët kishin gjithashtu më shumë mundësi për të mbetur shtatzënë dhe më pak rrezik për abort.

Nuk u gjetën ndryshime në peshën e lindjes së foshnjave, problemet neonatale ose ndërlikimet obstetrike midis dy grupeve. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakShqipëri, në 100 aksidente rrugore, 10 përfunduan me fatalitet
Artikulli i rradhës Ndahet nga jeta nënkryetari i FSSHK-së, Dr. Bajram Kryeziu

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.