Ministria e Shëndetësisë e Ugandës ka konfirmuar vdekjen e një personi për shkak të një shpërthimi të ri të virusit të Ebolës në kryeqytetin Kampala. Ky lajmi ka shtyrë dërgimin e një ekipi mjekësor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të ndihmuar në luftën kundër sëmundjes.
Shpërthimi i Ebolës ka goditur qytetin e Kampala-s, duke shkaktuar vdekjen e së paku një gruaje. Ministria e Shëndetësisë e Ugandës njoftoi se pacientja, e cila ishte infermiere në spitalin Mulago të kryeqytetit, kishte kërkuar trajtim në disa institucione shëndetësore, përfshirë Mulago, pasi zhvilloi simptoma të ngjashme me ato të etheve, shkruan Health Site, transmeton Gazeta Shneta.
Ministria raportoi se: “Pacientja pësoi dështim të shumëfishtë organesh dhe vdiq nga sëmundja në Spitalin Kombëtar Mulago më 29 janar. Mostrat post-mortem konfirmuan se ishte një rast i Sëmundjes së Ebolës nga Virusi Sudan.”
Në përgjigje të këtij shpërthimi, OBSH ka dërguar një ekip mjekësor urgjent në Ugandë dhe kryeqytetin Kampala për të ofruar mbështetje teknike dhe logjistike për Ministrinë e Shëndetësisë të Ugandës. OBSH gjithashtu njoftoi se po punon ngushtë me autoritetet shëndetësore të Ugandës për të ripërtërirë sistemin e monitorimit dhe menaxhimit të rasteve, mobilizimin e komunitetit dhe komunikimin e rrezikut për t’u përgjigjur ndaj shpërthimit.
Për këtë shpërthim të Ebolës, OBSH po ofron mbështetje të konsiderueshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes dhe për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve.


