Vaji i ullirit është një burim i pasur me antioksidantë dhe yndyrna të pangopura, por është e rëndësishme të kuptoni saktësisht se si i sjell dobi trupit.
Zbuloni më poshtë disa përfitime shëndetësore të konsumimit të rregullt të vajit të ullirit, shkruan Index.hr transmeton GazetaShneta.
Ul kolesterolin
Polifenolet dhe yndyrat e pangopura në vajin e ullirit ndihmojnë në rritjen e kolesterolit HDL (të mirë) dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, tha dietologia Jennifer Hanes.
Promovon ngopjen
Shtimi i vajit të ullirit në vakte, si sallatat apo perimet, ruan ngopjen dhe ndihmon në kontrollin e peshës, ndërkohë që përmirëson përthithjen e vitaminave të tretshme në yndyrë, shpjegon Larson.
Përmirëson tretjen
Vaji i ullirit vepron si një laksativ i butë, mbështet shëndetin e zorrëve, rrit bakteret e mira dhe ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, shkruan Parade.
Redukton rrezikun e kancerit
Antioksidantët në vajin e ullirit reduktojnë inflamacionin, i cili ndihmon në parandalimin e disa llojeve të kancerit, si kanceri i gjirit, i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe i traktit urinar. “Vetitë anti-inflamatore të vajit të ullirit ekstra të virgjër mund të zvogëlojnë simptomat e sëmundjes inflamatore të zorrëve, artritit reumatoid dhe rreziqet e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru,” shpjegon Hanes.
Mbron trurin
Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e demencës. Falë yndyrave dhe antioksidantëve të tij të shëndetshëm, vaji i ullirit redukton inflamacionin, mbron nga rënia kognitive dhe ndihmon në zbutjen e simptomave të depresionit dhe ankthit./GazetaShneta/


