Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dyshime për reaksione tek pacientët: QKUK e ndal përdorimin e kontrastit, hesht operatori Liri-Med

Lajme 13/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Produkti kontrast që përdoret për procedurat imazherike në QKUK po dyshohet se ka shkaktuar reaksione tek pacientët. QKUK e ka ndal përdorimin e tij, e operatori ekonomik Liri-Med nuk ka dhënë sqarime.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në fund të nëntorit të vitit të kaluar ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Liri-Med” për furnizim me kontrast jojonik në vlerë 123 mijë e 984 Euro për periudhë prej tre muajve, shkruan Gazeta Shneta.

Por pa përfunduar kontrata u ndal për shkak të ky produkt i prodhuesit Shanghai Starry Pharmaceuticals Co. LTD dyshohet se shkaktoi reaksione tek fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Kjo është konfirmuar nga Sektori i Furnizimit me Barna në SHSKUK.

“Pasi në një klinikë, përkatësisht në Shërbimin Pediatrik- Radiologjik, gjatë përdorimit të Kontrastit janë raportuar raste potenciale të efekteve anësore, rasti është lajmëruar tek organet kompetente që janë duke e analizuar. Si institucion kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, të cilat janë lajmëruar më kohë. Me rekomandim të Inspektoratit Farmaceutik, është ndërprerë shpërndarja e këtij produkti aty ku përdoret, deri në një vendim të dytë, kur të marrim përgjigje nga organet kompetente”, ka deklaruar Dardane Mehaj, shefe e këtij sektori.

Rastet e efekteve anësore janë raportuar më 30 janar 2025 nga drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë në QKUK. Rastet janë raportuar në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, përkatësisht në Departamentin e Farmakovigjilencës. Ky departament ka kërkuar inspektim nga Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë kryer inspektim më datën 3 shkurt 2025.  

“Me datë 04.02.2025, në stokun e këtij produkti në Kliniken e Radiologjisë, inspektorati ka marr mostrat dhe të njëjtat i ka dërguar për analiza laboratorike në Laboratorin Kombëtar të Cilësisë në AKPPM. Aktualisht inspektorati është në pritje të këtyre rezultateve laboratorike. Bazuar në Raportin për Efektet Anësore të dyshimta, të raportuar nga klinika e Radiologjisë, Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar ndërprerjen e shpërndarjes dhe përdorimit të këtij produkti deri në një urdhër të ri të ardhshëm të Inspektoratit Farmaceutik”, thuhet në përgjigjen e IF-së për Gazetën Shneta.

Edhe departamenti i Farmakovigjilencës e ka konfirmuar rastin dhe marrjen e mostrave për analiza.

“Dua të ju informoj se i njëjti është sjellur në LKC/AKPPM për analiza të kontrollit të cilësisë nga ana e IFPPM-së, pas disa reagimeve shqetësuese tek pacientët të cilët janë trajtuar me kontrastin e lartecekur në klinikat përkatëse në SHSKUK e ndoshta edhe në spitalet tjera rajonale në Kosovë. Ju njoftoj se LKC/ AKPPM, në raste të tilla dhe të ngjajshme këto raste e trajtohen konform UA 03/2014. Andaj ne si Departament përkates veç kemi filluar të reagojmë për rastin në fjalë, fillimisht i është dërguar kërkesa përfaqësuesit të prodhuesit në fjalë për Kosovë, që të sjellin sasinë e mjaftueshme të substancës referent të nevojshme për fillimin e analizave të kontrollit të cilësisë si dhe kërkesa për Modulin III (analytical procedure) për produktin dhe dozën në fjalë. Ne do të vazhdojmë te rishikojmë mundësit tona teknike dhe profesionale sa I përket përmbushjes së kësaj kërkese, për të gjitha veprimet tjera do të ju mbajmë të informuar në vazhdimësi”, thuhet në përgjigjen e Lutfi Mulaku, shef i laboratorit për kontrollin e cilësisë në AKPM.

Në anën tjetër operatori ekonomik Liri-Med nuk i ka dhënë sqarime Gazetës në lidhje me këto reaksione tek paciëntët. Gazeta ka kontaktuar edhe me prodhuesin Shanghai Starry Pharmaceuticals Co. LTD dhe jemi në pritje të sqarimeve.

Një produkt tjetër i kontaminuar i operatorit Liri-Med ishte ndaluar për përdorim në QKUK në vitin 2022. Brenda ampullës së një injeksioni ceftriaxone ishte gjetur një copë metali. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIdentifikohet një çrregullim i ri i mpiksjes së gjakut
Artikulli i rradhës Të moshuarit në Angli janë më të lumtur me jetën e tyre tani se para COVID-19

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.