Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Simptomat që ju tregojnë se vuani nga depresioni

Jetë 01/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse kërkoni të kuroheni nga depresioni, duhet që ta identifikoni në kohë. Lidhur me simptomat e depresionit, çrregullimi i humorit dhe trishtimi janë ndër më të evidentuarat.

Ja simptomat që na tregojnë praninë e depresionit:

Çrregullim në mënyrën e të ushqyerit

Nëse truri është i ngarkuar me mendime negative, harroni të hani. Kjo sëmundje mund t’ju japë edhe efektin e kundërt, duke ju bërë të ndjeni uri shumë shpesh.

Çrregullim i gjumit

Shumë njerëz që vuajnë nga depresioni e gjejnë veten duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në gjumë, duke qenë se e shikojnë si mënyrë shpëtimi nga realiteti. Gjithashtu, mendimet negative mund të shkaktojnë edhe pagjumësi duke ju lënë orë të gjata zgjuar.

Sipas mjekëve, 8 orë gjumë janë të nevojshme për mirëqenien fizike e mendore të trupit.

Nxeheni për gjëra të vogla

Kjo është një shenjë depresioni që pak njerëz e njohin: depresioni mund të shfaqet si nervozizëm, thotë Jennifer Wolkin, asistent klinik në departamentin e psikiatrisë dhe anesteziologjisë në “Joan H. Tisch Center” në Universitetin e Nju Jorkut. Mund të irritoheni për gjëra të vogla të parëndësishme: kjo ndodh sepse depresioni ndikon tek hormonet duke sjellë ndryshime, shkruan Telegrafi transmeton Gazeta Shneta.

Humbisni përqendrimin

Truri duke qenë gjatë gjithë kohës i “zhytur” në mendime të trishtuara, humbet aftësinë të fokusohet tek diçka për t’i dhënë zgjidhje apo thjesht për ta gjykuar ftohtë.

Nuk keni vetëvlerësim

Nëse i përsërisni vazhdimisht vetes “nuk vlej” apo “jam i padobishëm”, këto mund t’ju dëmtojnë. Nëse mendoni në këtë mënyrë, do sillni negativitet në jetën tuaj dhe do të jeni më shumë të prirur të vuani nga depresioni./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTop 5 ushqime për të ruajtur energjinë gjatë ramazanit
Artikulli i rradhës Çfarë duhet të dini për faza të kancerit të gjirit

Ju sugjerojmë

Dieta mesdhetare jeshile mund të jetë edhe më e dobishme për shëndetin se versioni tradicional

07/07/2026 Jetë

Gjidhënia gjatë gjashtë muajve të parë mund të ndihmojë foshnjat të flenë më gjatë

07/07/2026 Jetë

Një orë më pak gjumë gjatë natës mund të ndikojë në peshë dhe shëndet

07/07/2026 Jetë

Stresi psikologjik mund të ndikojë në qelizat burimore përmes boshtit tru–zorrë–palcë kockore

07/07/2026 Jetë

Ekspertët këshillojnë shmangien e ekraneve te fëmijët nën 2-vjeç për zhvillim më të shëndetshëm

07/07/2026 Jetë

Kafeja mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë 

07/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.