Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë duhet të dini nëse sëmureni me grip gjatë kohës së shtatzanisë

Këshilla për shtatzëna 09/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kontraktimi i gripit (influencës) gjatë shtatzënisë paraqet disa rreziqe shëndetësore si për ju, ashtu edhe për foshnjën tuaj.

Gjatë shtatzënisë, jeni më të prirura të prekeni nga gripi për shkak të ndryshimeve në sistemin imunitar të trupit, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Shtatzënia gjithashtu rrit rrezikun për komplikime të gripit, si pneumonia. Nga ana tjetër, gripi rrit mundësinë për probleme si lindja e parakohshme, humbja e shtatzënisë dhe defektet në lindje.

Gratë, mes tjerash, mund të vërejnë se simptomat e gripit janë më të forta sesa herët e tjera që e kanë kaluar atë para shtatzënisë.

Simptomat e mundshme përfshijnë:

– Ethe (të dridhura).

– Diarre.

– Temperaturë.

– Dhimbje koke.

– Lodhje e theksuar.

– Dhimbje muskujsh.

– Bllokim i hundës.

– Nauze.

– Dhimbje fyti dhe

– Të vjella.

Gjatë shtatzënisë, jeni veçanërisht të ndjeshme ndaj simptomave respiratore, sidomos atyre që shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje, për shkak të ndryshimeve në anatominë dhe kapacitetin e mushkërive.

Kjo mund t’ju bëjë më të rrezikuara për infeksione në mushkëri, si bronkiti apo pneumonia, si pasojë e gripit. Gjithashtu, një temperaturë e lartë për shkak të gripit është lidhur me një rritje të rrezikut për defekte të tubit nervor tek fetusi dhe me nevojën për hospitalizim. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakShkon në 113 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Republikën Dominikane
Artikulli i rradhës Një test i ri i gjakut mund të ndihmojë në zbulimin e fazës së sëmundjes Alzheimer

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.