Çdo muaj, ekziston rreth 25% shans për të mbetur shtatzënë nëse keni marrëdhënie të pambrojtura. Shanset janë më të ulëta kur marrëdhënia ndodh jashtë dritares fertile.
Sipas burimit Very Well Health, fertiliteti është më i lartë në fund të adoleshencës dhe në fillim të të 20-ave, kur vezët janë më të shumta dhe më të shëndetshme. Fillon të bjerë pak në fillim të të 30-ave dhe më dukshëm pas moshës 35.
Rreth moshës 40, shanset bien nga 25% në 10% për çdo cikël. Shtatzënia e fundit mesatare ndodh rreth moshës 41 vjeç, përcjell Gazeta Shneta.
Faktorë të tjerë që ndikojnë sa shpejt mund të mbeteni shtatzënë:
– Rregullsia e ciklit dhe ovulacionit.
– Koha kur keni marrëdhënie seksuale.
– Fertiliteti i juaj ose i partnerit.
– Sëmundje të tjera që mund të keni.
Faktorë të stilit të jetesës
Për shembull, nëse cikli ndryshon me më shumë se pesë ditë çdo muaj, shanset për të mbetur shtatzënë brenda gjashtë muajve bien nga 80% në 58%.
Gjendje mjekësore që ndikojnë në fertilitetin femëror:
– Formë jonormale e mitrës ose fibroma, polipe, inde të mbresë.
– Bllokime të tubave të fallopian.
– Sëmundje inflamatore pelvike (PID) dhe infeksione të organeve riprodhuese.
– Sindroma e vezoreve policistike (PCOS), pamjaftueshmëri ovariane primare (POI), endometrioza, ose defekt i fazës luteale.
– Rrezatimi (dëmton vezët).
– Infeksione seksualisht të transmetueshme (IST).
– Çrregullime të tiroides apo të hipofizës.
– Stili i jetesës dhe faktorë të tjerë.
Faktorët e mëposhtëm mund të ndikojnë negativisht në fertilitetin e të dy partnerëve:
– Përdorimi i tepërt i alkoolit (më shumë se dy pije në ditë).
– Marrja e lartë e kafeinës (më shumë se dy filxhanë kafe në ditë).
– Ekspozimi ndaj kimikateve që prishin balancën hormonale.
– Përdorimi i drogës.
– Pirja e duhanit.
– Stresi.
Faktorë të tjerë që ndikojnë tek femrat përfshijnë:
– Pesha nën normë.
– Çrregullimet e të ngrënit.
– Obeziteti.
– Ushtrime fizike të tepruara.
– Dieta e pashëndetshme.
Faktorët që ndikojnë te meshkujt
Ndërsa meshkujt plaken, rreth moshës 50 vjeç, cilësia e spermës fillon të ulet, gjë që e bën më të vështirë konceptimin.
Megjithatë, faktorët e mëposhtëm mund të shkaktojnë dëmtime në organet riprodhuese mashkullore ose probleme me sasinë, formën dhe lëvizjen e spermës, duke ndikuar në fertilitetin në çdo moshë:
– Diabeti.
– Toksina mjedisore (si disa pesticide dhe plumbi).
– Çrregullime gjenetike.
– Nivele të ulëta të testosteronit.
– Kirurgjia e prostates.
– Rrezatimi.
– Përdorimi i substancave narkotike.
– Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST).
– Lëndimet e testikujve.
– Torsioni testikular (dredhje e kordës që furnizon me gjak testikujt). /Gazeta Shneta/


