Mund të duket e pamundur të jesh shtatzënë dhe të mos e dish, por ndodh.
Një shtatzëni e fshehtë—e quajtur gjithashtu shtatzëni kriptike —mund të ndodhë për shkak të një testi shtatzënie të pasaktë ose cikleve menstruale të parregullta, shkruan burimi Health përcjell Gazeta Shneta.
Disa gra mund t’i ngatërrojnë simptomat e shtatzënisë, si lodhjen, të përzierat ose shtimin në peshë, me diçka tjetër.
Shtatzënia kriptike shkakton të njëjtat simptoma si një shtatzëni e zakonshme, por mund të mos i vini re. Mund të jeni shtatzënë nëse ndonjëra nga këto simptoma shfaqet së bashku me një mungesë të menstruacioneve:
– Fryrje ose gazra të tepërta.
– Kapsllëk.
– Dëshirë për ushqim ose mungesë oreksi.
– Urinim i shpeshtë.
– Djegie në stomak (urth).
– Të përziera ose të vjella.
– Thithka që dalin më shumë jashtë ose që duken më të errëta se zakonisht.
– Gjokse të fryra dhe të ndjeshme.
– Lodhje.
– Ndryshime në peshë.
Është e rëndësishme të kontaktoni një profesionist të kujdesit shëndetësor nëse mendoni se mund të jeni duke përjetuar një shtatzëni kriptike (të fshehtë). Ata mund ta konfirmojnë nëse jeni shtatzënë dhe të ndihmojnë të zbulojnë pse nuk e keni kuptuar më herët.
Disa nga shkaqet më të zakonshme përfshijnë një test shtatzënie të pasaktë ose cikle menstruale të parregullta. Shkaqet psikologjike mund të përfshijnë mohimin e shtatzënisë, ndoshta për shkak të ankthit ose stresit. /Gazeta Shneta/


