Shtatzënia mund t’u ofrojë grave një mbrojtje të pjesshme nga zhvillimi i simptomeve afatgjata të COVID-19, sipas një studimi të ri.
Gratë që u infektuan me COVID-19 gjatë shtatzënisë kishin 14% deri në 30% më pak gjasa të zhvillonin simptoma të vazhdueshme krahasuar me gratë që nuk ishin shtatzëna, raportuan studiuesit në revistën “Nature Communications”, transmeton Gazeta Shneta.
“Edhe pse vumë re se gratë shtatzëna kishin një rrezik të rëndësishëm për Covid të zgjatur, ky rrezik ishte ndjeshëm më i ulët krahasuar me ato që nuk ishin shtatzëna në momentin e infektimit,” tha Dr. Chengxi Zang, studiues në Weill Cornell Medicine në New York.
Shtatzënia ndikon në sistemin imunitar dhe inflamator të gruas, dhe kjo mund të shpjegojë rrezikun më të ulët për Covidin e zgjatur, thanë studiuesit. /Gazeta Shneta/


