Kur keni diarre gjatë shtatzënisë, a e shkakton vetë shtatzënia këtë gjendje? Varet. Ndryshimet fizike dhe hormonale gjatë shtatzënisë që ndikojnë në sistemin tretës ndonjëherë mund të jenë shkaktare.
Diarreja mund të ndodhë gjithashtu për shkak të një infeksioni, dietës apo gjendjeve të tjera shëndetësore, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Pavarësisht shkakut, është e rëndësishme të parandaloni dehidratimin për shkak të humbjes së lëngjeve dhe të kontaktoni një mjek nëse diarrea është e vazhdueshme, e rëndë dhe/ose shoqërohet me simptoma shqetësuese.
Diarreja zakonisht përkufizohet si më shumë se tre jashtëqitje të lëngshme në ditë. Mund të shoqërohet me ngërçe në stomak dhe ka shumë shkaqe të ndryshme.
Disa gra shtatzëna mund të përjetojnë ndonjë episod të lehtë diarreje për shkak të ndryshimeve hormonale ose shqetësimeve në sistemin tretës, sidomos në fillim të shtatzënisë. Diarreja në fund të shtatzënisë mund të jetë shenjë se lindja po afrohet, por jo gjithmonë.
Shkaqe të tjera, si infeksionet virale apo probleme të traktit tretës, mund të shkaktojnë diarre si tek gratë shtatzëna ashtu edhe tek ato që nuk janë. /Gazeta Shneta/


