Hemorragjia pas lindjes (postpartum) i referohet një humbjeje serioze të gjakut që ndodh pas lindjes së fëmijës. Zakonisht ndodh brenda 24 orëve të para pas lindjes, por mund të shfaqet edhe deri në 12 javë pas lindjes.
Është normale të përjetoni një sasi gjakderdhjeje pas lindjes, e njohur si lochia.
Por, gjakderdhja pas lindjes bëhet problematike kur është e tepruar dhe mund të jetë kërcënuese për jetën, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Simptoma kryesore e hemorragjise është gjakderdhja e rëndë, shpesh e shoqëruar me mpiksje gjaku. Mund të duket sikur gjaku po rrjedh me vrull nga vagina. Mund të shihni se po përthithni dy ose më shumë peceta higjienike ose peshqirë në orë.
Simptoma të tjera përfshijnë:
– Tension i ulët i gjakut (hipotension).
– Dhimbje në legen.
– Fryrje në vaginë dhe/ose në perineum.
– Rrahje të shpejta të zemrës.
– Marramendje.
– Dobësi.
– Lëkurë e zbehtë dhe e ftohtë.
Shkaku më i zakonshëm i gjakderdhjes pas lindjes është atonia e mitrës, ku mitra nuk tkurret siç duhet pas lindjes. Kjo mund të çojë në mbetje të placentës brenda mitrës, që mund të shkaktojë gjakderdhje të tepruar.
Shkaqe të tjera përfshijnë:
Probleme me placentën si placenta previa (placenta e pozicionuar poshtë), shkëputje e placentës nga muri i mitrës, apo placenta accreta (rritja e placentës brenda murit të mitrës). /Gazeta Shneta/


