Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vetëvrasja e të miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh në të njëjtën shkollë

Lajme 20/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare të Gjirokastrës.

Sipas raportimit të Tch, i riu me inicialet V.P., dyshohet se është vetëvarur.

Rreth orës 13:30, ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës nga familjarët, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë më herët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj tragjedie.

Të afërm të familjes Peçi bëjnë me dije se i riu vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk ishte nën ndonjë trajtim mjekësor.

Familja është me origjinë nga fshati Picar i Gjirokastrës.

Policia ka sekuestruar telefonin dhe disa sende personale të 17-vjeçarit, ndërsa pritet të merren në pyetje bashkëmoshatarë dhe nxënës të shkollës së mesme “Siri Shapllo”, ku i riu ndiqte mësimet.

Kujtojmë se vetëm dy muaj më parë, një tjetër 17-vjeçare nga e njëjta shkollë i dha fund jetës, duke shtuar shqetësimet mbi qëndrueshmërinë emocionale në tërësi të adoleshentëve dhe problemet e shumta të patrajtuara.

Ngjarja ka tronditur gjithë komunitetin lokal. Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë

Artikulli paraprakIlaçi eksperimental ul kolesterolin “e fshehur” dhe rrezikun për sëmundjet e zemrës
Artikulli i rradhës Qumështi apo uji për proteinën: Cila zgjedhje është më e mirë për ty?

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.