Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Roli i testeve gjenetike në shtatzëni: Intervistë me Dr. Selami Sylejmani

Femina 26/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në botën e sotme, dëshira dhe qëllimi kryesor i çdo prindi është të sigurojë një shtatzëni të shëndetshme dhe të lindë një fëmijë pa probleme gjenetike dhe morfologjike. Ky qëllim ka një domethënie të thellë për çdo çift dhe është në qendër të kujdesit mjekësor.

Dr. Selami Sylejmani, gjinekolog në poliklinikën “GINEKOS”, shpjegon se për të arritur këtë qëllim, është shumë e rëndësishme që gratë shtatzëna të kenë një regjim kontrollash dhe vizitash te gjinekologu gjatë shtatzënisë, shkruan Gazeta Shneta.

“Gjinekologu duhet të udhëzojë çdo shtatzënë për analizat që duhet të bëjë gjatë shtatzënisë për të arritur qëllimin e lindjes së një fëmije të shëndetshëm,” thotë ai.

Dr. Sylejmani e cilëson ultrazërin si një mjet të rëndësishëm, që luan rolin e një “stetoskopi të dytë”, për të siguruar një diagnostikim të saktë.

“Diagnostikimi i mirë është gjysma e punës gjatë shtatzënisë. Mjetet kryesore janë ultrazëri dhe analizat, që përfshijnë teste specifike dhe gjenetike,” shpjegon ai.

Dr. Sylejmani shprehet se një element i rëndësishëm i këtij diagnostikimi është përdorimi i testeve gjenetike, të cilat ndahen në dy grupe: invazive dhe jo invazive.

“Testet gjenetike janë të domosdoshme dhe ofrojnë informacion të vlefshëm për të siguruar një shtatzëni të shëndetshme,” thotë ai.

Gjinekologu Sylejmani thekson se një nga zhvillimet më të rëndësishme në këtë fushë është testi NIPT, i cili ka bërë hapa të mëdhenj përpara në diagnozën e problemeve gjenetike.

“Testi NIPT është testi më i besueshëm, me një shkallë besueshmërie mbi 99%. Ky test mund të identifikojë sindromat Down dhe Edwards, si dhe çrregullime të tjera gjenetike,” shprehet Sylejmani.

Tutje, Dr. Sylejmani shpjegon se ka disa faktorë që mund ta ndikojnë saktësinë e testeve gjenetike. Pesha e nënës dhe obeziteti janë dy faktorë të rëndësishëm që mund të vështirësojnë procesin e mbledhjes së ADN-së për testin NIPT.

“Sa më e madhe të jetë pesha e nënës, aq më i vështirë bëhet mbledhja e ADN-së së lirë, sepse ka më pak fraksione të ADN-së që mund të merren nga gjaku i nënës,” sqaron tutje ai.

Për këto dhe detaje të tjera ndiqeni intervistën:

 

Artikulli paraprakKujdesi “Kangaroo” për të porsalindurit parakohe përmirëson zhvillimin e trurit
Artikulli i rradhës Trump vendos tarifa të reja: 100% mbi barnat farmaceutike

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.