Një studim i ri sugjeron se menopauza ka gjasa të rrisë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare – pjesërisht sepse ngurtësimi i arterieve përshpejtohet para dhe pas periudhës së fundit menstruale.
Sipas burimit Medical News Today, ky përshpejtim mund të ndodhë më herët tek gratë e racës së zezë sesa tek ato të racës së bardhë.
Siç shpjegojnë autori kryesor Dr. Samar El Khoudary, profesor i asociuar i epidemiologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, dhe kolegët e tij, dihet që rreziku për sëmundje të zemrës rritet me moshën.
Por tek gratë, menopauza sjell ndryshime të theksuara metabolike dhe fiziologjike, transmeton Gazeta Shneta.
Këto përfshijnë modifikime të pafavorshme në strukturën e arterieve karotide, rritje të niveleve të lipideve në gjak, shtim të perimetrit të belit dhe rritje të rrezikut për sindromën metabolike.
Një faktor tjetër që ndikon në shëndetin e zemrës është edhe zhvendosja e nivelit të hormonit estradiol – e cila ndodh brenda një viti pas përfundimit të menstruacioneve.
Gjetjet e këtij studimi janë publikuar në disa revista të njohura shkencore, përfshirë ato të Shoqatës Amerikane të Zemrës (American Heart Association – AHA), si dhe në “Arteriosclerosis”, “Thrombosis” dhe “Vascular Biology”. /Gazeta Shneta/


