Fecesi i bebes ndryshon ngjyrën dhe konsistencën gjatë ditëve, javëve dhe muajve të parë të jetës, dhe një gamë e gjerë ngjyrash është normale.
Tek të porsalindurit, jashtëqitja është pothuajse e zezë, ndërsa fëmijët më të rritur kanë tendencë të kenë jashtëqitje të verdhë ose kafe. Ushqyerja me gji dhe ushqyerja me formulë gjithashtu ndikojnë në ngjyrën e jashtëqitjes, shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
Ngjyrat e zakonshme dhe shkaqet e tyre janë:
E zezë – Në të porsalindurit, jashtëqitja është e zezë gjatë javës së parë. Pas kësaj periudhe, e zeza mund të tregojë një problem shëndetësor. Në 24 orët e para të jetës, beba kalon meconium (jashtëqitje e përbërë nga qeliza, lëng amniotik dhe biliare). Pas kësaj, ngjyra duhet të ndryshojë gradualisht në jeshile të errët dhe më pas në të verdhë. Nëse jashtëqitja mbetet e zezë pas javës së parë, duhet kërkuar këshilla mjekësore.
E verdhë – Një ngjyrë normale për fëmijët që ushqehen me gji.
Kafe ose portokalli – Ngjyrë normale për fëmijët që ushqehen me formulë.
E gjelbër – Mund të ndodhin për shkak të tretjes së ngadalësuar, ushqimeve jeshile në dietën e nënës që ushqen me gji, ose probleme me ftohtjen, alergji, intolerancë ndaj ushqimit, ose përdorimi i antibiotikëve.
E kuqe – Nuk është një ngjyrë normale dhe mund të tregojë gjak në jashtëqitje. Kërkohet këshilla mjekësore.
E bardhë – Kjo ngjyrë tregon mundësinë e problemeve me mëlçinë. Këto janë të rralla dhe kërkojnë vëmendje mjekësore.
Verdhëza është shumë e zakonshme tek të sapolindurit dhe zakonisht zhduket brenda dy javëve të para. /Gazeta Shneta/


