Gratë me çrregullime serioze të shëndetit mendor përballen me sfida të mëdha gjatë kalimit në menopauzë, shpeshherë të paqasshme ndaj informacioneve dhe burimeve mbështetëse për menaxhimin e simptomave.
Një rishikim i ri (scoping review), i publikuar në revistën Menopause, ka konfirmuar mungesën e hulumtimeve në këtë fushë dhe thekson nevojën për programe edukimi psikologjik (psychoeducation) për këto gra.
Çrregullimet serioze të shëndetit mendor, si skizofrenia, çrregullimet bipolare, depresioni i përsëritur, ankthi i rëndë, çrregullimet e personalitetit dhe stresi post-traumatik, shoqërohen shpesh me pasoja të rënda në shëndetin fizik dhe jetëgjatësinë.
Për gratë që vuajnë nga këto çrregullime, menopauza mund të përkeqësojë gjendjen mendore dhe të intensifikojë simptomat ekzistuese, si p.sh. simptomat psikotike apo shqetësimet për imazhin trupor.
Studimi thekson se, pavarësisht progresit në edukimin rreth menopauzës në përgjithësi, gratë me sëmundje të rënda mendore mbeten të margjinalizuara dhe të papërgatitura për këtë fazë jetësore.
Ekspertët, përfshirë psikiatrin Dr. Claudio Soares, theksojnë rëndësinë e përfshirjes së kësaj kategorie në programe mbështetëse dhe edukative, për të siguruar një kujdes gjithëpërfshirës gjatë gjithë jetës së tyre – përfshirë edhe vitet e mesme. /Gazeta Shneta/


