Në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, tash e katër vjet po aplikohet me sukses një ndër metodat më moderne për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës – studimi elektrofiziologjik.
Sipas Dr. Jahir Shalës, kardiolog në QKUK, elektrofiziologjia është një degë e kardiologjisë që merret me studimin e aktivitetit elektrik të zemrës, shkruan Gazeta Shneta.
“Studimi elektrofiziologjik është një procedurë invazive, që realizohet përmes venave të gjakut – zakonisht në këmbë – për të arritur me kateter në zemër, ku fillimisht identifikohet vendi i problemit, e më pas kryhet ndërhyrja për ta trajtuar atë.
“Në QKUK kryesisht trajtohen aritmitë më të lehta, veçanërisht ato supraventrikulare”, u shpreh tutje Dr. Shala.
Aktualisht, rreth 30 pacientë në vit i nënshtrohen këtij trajtimi në QKUK./Gazeta Shneta/
Për më shumë shihni videon më poshtë




