Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Mjeku i Javës’ – Specialistja e reumatologjisë, Dr. Donjeta Elezi-Shabani: Reumatizmi, simptomat dhe ndikimi i temperaturave

Mjeku i javës 19/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Specialistja e reumatologjisë, Dr. Donjeta Elezi-Shabani, në një intervistë për Gazeta Shneta, ka folur rreth reumatizmit, duke shpjeguar dallimin mes formave inflamatore dhe degjenerative të reumatizmit, duke përfshirë sëmundjet më të zakonshme si artriti reumatoid, osteoartriti dhe lupusi.

Dr. Elezi-Shabani tregon edhe për ndikimin e temperaturave të larta në verë dhe mënyrës se si pacientët duhet të përshtatin kujdesin ndaj vetes gjatë këtij sezoni. Intervista ofron një pasqyrë të qartë dhe të dobishme për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet reumatizmale ose dëshirojnë të kuptojnë më mirë këtë fushë të mjekësisë.

– Çfarë është reumatizmi?

Elezi-Shabani: Reumatizmi përfshin një grup sëmundjesh kronike dhe akute që prekin nyjet, muskujt dhe indet lidhëse. Ai ndikon në kocka, ligamente dhe tendina, duke shkaktuar dhimbje, inflamacion dhe kufizim të lëvizjes. Reumatizmi përfshin si sëmundjet inflamatore autoimune, ashtu edhe ato degjenerative.

– Cilat janë llojet më të zakonshme të sëmundjeve reumatizmale në praktikën tuaj të përditshme?

Elezi-Shabani: Në praktikën tonë më së shpeshti hasen:

  • Artriti reumatoid
  • Osteoartriti
  • Lupusi eritematoz sistemik
  • Spondiliti ankilozant
  • Artriti psoriatik
  • Fibromialgjia
  • Gihti

– Cilat janë ndryshimet mes reumatizmit inflamator dhe atij degjenerativ, si osteoartriti?

Elezi-Shabani: Sëmundjet reumatike ndahen në dy kategori kryesore:

Inflamatore: Shkaktohen nga një përgjigje jonormale e sistemit imunitar që sulmon indet e trupit. Për shembull: artriti reumatoid, lupusi eritematoz sistemik, spondiliti ankilozant dhe mioziti.

Degjenerative: Shkaktojnë dëmtim gradual të kërcit dhe nyjeve, kryesisht për shkak të plakjes ose përdorimit të tepërt. Shembulli më i zakonshëm është osteoartriti.

– Cilat janë simptomat më të zakonshme të sëmundjeve reumatizmale?

Elezi-Shabani: Simptomat përfshijnë:

Dhimbje dhe ënjtje të nyjeve (shumë e zakonshme në artritin reumatoid, osteoartrit, spondilit ankilozant)

Ngurtësi në mëngjes (veçanërisht në sëmundjet inflamatore)

Lodhje e vazhdueshme dhe ndjesi dobësie

Skuqje dhe ndryshime në lëkurë (në lupus apo sëmundje të tjera sistemike)

Mpirje ose ndjesi djegieje në gjymtyrë (për shkak të përfshirjes së nervave)

– Si ndikon stili i jetës: dieta, aktiviteti fizik dhe stresi në përkeqësimin ose përmirësimin e simptomave të reumatizmit?

Elezi-Shabani: Stili i jetës luan një rol thelbësor në menaxhimin e sëmundjeve reumatike: Stresi mund të rrisë aktivitetin inflamator përmes rritjes së kortizolit dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë negativisht në sistemin imunitar. Ai përkeqëson ndjeshmërinë ndaj dhimbjes dhe ndikon negativisht në gjumë dhe motivim. Dieta ndikon në uljen e inflamacionit dhe në mirëmbajtjen e peshës trupore. Rekomandohen ushqime si peshku yndyror, frutat, perimet, vaji i ullirit ekstra i virgjër, frutat e thata dhe drithërat integrale. Ushqimet që duhen shmangur përfshijnë: ushqimet e përpunuara, të skuqura, sheqernat e rafinuara, yndyrnat e ngopura, pijet e gazuara, alkoolin dhe duhanin. Aktiviteti fizik i përshtatur ndihmon në reduktimin e dhimbjes dhe ngurtësisë, rrit fleksibilitetin dhe qarkullimin e gjakut. Duhet shmangur mbingarkimi, veçanërisht gjatë periudhave të përkeqësimit.

– Cilat janë mënyrat e trajtimit të sëmundjeve reumatizmale?

Elezi-Shabani: Trajtimi varet nga lloji dhe ashpërsia e sëmundjes, por zakonisht përfshin:

Medikamente: Antiinflamatorë josteroidë (NSAIDs) Kortikosteroide Modifikues të sëmundjes (DMARDs) dhe terapi biologjike që synojnë mekanizma specifikë të sistemit imunitar Terapia fizikale dhe rehabilitimi Ndryshime në stilin e jetës (ushqyerje e shëndetshme, aktivitet fizik, kontroll i stresit)

– Si ndikon stina e verës dhe temperaturat e larta në simptomat e reumatizmit?

Elezi-Shabani: Efektet e temperaturave të larta janë individuale dhe varen nga lloji i sëmundjes: Në disa raste, si osteoartriti, temperaturat e larta mund të ndihmojnë në relaksimin e muskujve dhe uljen e dhimbjes.Në sëmundjet inflamatore, nxehtësia mund të shkaktojë lodhje, dehidrim dhe përkeqësim të simptomave si dhimbja dhe inflamacioni.

– A ka ndryshime në trajtimin gjatë verës krahasuar me dimrin?

Elezi-Shabani: Përveç trajtimit bazë me medikamente: Rekomandohet që pacientët të mbajnë trupin të hidratuar, të shmangin ekspozimin ndaj nxehtësisë ekstreme dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Ushqimi duhet të jetë i pasur me antioksidantë dhe përbërës antiinflamatorë. Aktiviteti fizik i lehtë si ecja ose noti është rekomanduar për ruajtjen e fleksibilitetit.

– Cili është ndikimi i ekspozimit të vazhdueshëm ndaj temperaturave të larta?

Elezi-Shabani: Pozitiv: Relakson muskujt, rrit qarkullimin e gjakut dhe përmirëson lëvizshmërinë e nyjeve. Në disa raste përdoret si pjesë e termoterapisë. Negativ: Mund të shkaktojë dehidrim, përkeqësim të inflamacionit dhe reagime të padëshiruara me disa medikamente.

– Cila është këshilla juaj për menaxhimin e sëmundjeve reumatike gjatë verës?

Elezi-Shabani: Siguroni një hidratim të mirë duke pirë ujë mjaftueshëm gjatë ditës, konsumoni ushqime të freskëta dhe të shëndetshme, shmangni ekspozimin në diell në orët e pikut të nxehtësisë, bëni ushtrime të lehta si ecja ose noti, praktikoni relaksim, joga dhe kujdesuni për cilësinë e gjumit

Në përfundim, menaxhimi i suksesshëm i sëmundjeve reumatike kërkon një qasje të kombinuar ndërmjet trajtimit mjekësor dhe stilit të shëndetshëm të jetës, sidomos gjatë periudhave me kushte klimatike ekstreme./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOBSH u bën thirrje vendeve të miratojnë marrëveshjen për pandeminë
Artikulli i rradhës Shpërthimi i gripit: Brazilit i ndalohet eksporti i mishit dhe shpendëve në BE

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.