Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua me marrëveshje

Lajme 20/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autoriteti i Konkurrencës thotë se pas inspektimeve në disa furra në Prishtinë dhe Gjakovë kanë ardhur në përfundim se shtrenjtimi i çmimit të bukës është bërë me marrëveshje dhe me koordinim. Ndaj shkelësve të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës (marrëveshje të ndaluara – kartele), pos hetimeve formale, Autoriteti i Konkurrencës po e analizon mundësinë e masës së përkohshme që nënkupton mbylljen e operatorit ekonomik deri në 6 muaj.

Kosova është shtet demokratik dhe ekonomia funksionin mbi parimin e tregut të lirë.

Por kjo nuk nënkupton se ekonomia është anarki dhe secili vepron çkado që dëshiron me çmimet dhe shitjen.

Shteti nuk mund të vendosë se sa kushton një produkt por vepron kur tregtarët e bukës për shembull, në një qytet, vendosin që çmimi për një bukë nga 50 centë të bëhet 60 centë. Shembull për këtë ishte Gjakova, para dy javësh.

Kjo është konstatuar pas inspektimeve në dy qytete, dhe për TV Dukagjini këtë e kanë konfirmuar nga Autoriteti i Konkurrencës.

“Pas inspektimeve të zhvilluara, Autoriteti ka identifikuar shkelje të nenit 5 të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës (marrëveshje të ndaluara – kartele) nga subjekte të sektorit të bukës në Komunën e Gjakovës dhe atë të Prishtinës. Këto shkelje lidhen me bashkërendimin e çmimeve mes furrtarëve për produkte të ndryshme, çka përbën shkelje ligjore për koordinim të tillë në treg.”

Për këto raste janë duke u ndërmarrë hapat procedurale për nisjen e hetimeve formale, në përputhje me ligjin.

Autoriteti i Konkurrencës thotë se është duke e analizuar mundësinë e vendosjes së masave të përkohshme sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Masat e përkohshme nënkuptojnë mbylljen e operatorit ekonomik deri në 6 muaj.

Nën llupën e AKK-së janë mbi 20 produkte ushqimore, përfshirë edhe në sektorin e gastronomisë.

“…Është një monitorim edhe në produktin e kafes, edhe tek kafja e kemi pas një shqetësim, në sektorin e gastronomisë, me theks të veçantënë rritjen e çmimit të kafesë, është në vëzhgim prej autoritetit. Inspektorët e autoritetit çdo ditë tani më janë në terren dhe po zhvillojnë në qytete të ndryshme intervista dhe po mbledhin të dhëna prej ndërmarrjeve për arsyejet e ngritjes së këtyre çmimeve” deklaroi Adrian Mustafa – U.d. i shefit të Departamentit të Analizës dhe Metodologjisë.

Arsyetimi kryesor të cilin e kanë dhënë furrtarët por edhe gastronomët për shtrenjtimin e çmimit të bukës dhe kafesë është shtrenjtimi i çmimit të rrymës. Megjithatë çmimet janë ngritur disa javë para se KEDS të nis faturimin me tarifa të reja.

Artikulli paraprakMot me diell, temperaturat deri në 21 gradë
Artikulli i rradhës Si ta kuptoni nëse po e teproni me sheqerin

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.