Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sekreti kundër plakjes mund të jetë në filxhanin e kafesë

Jetë 11/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kafeja ofron disa përfitime shëndetësore, por kjo nuk do të thotë se adhuruesit e saj duhet të pijnë pa masë.

Kohët e fundit, konsumuesit e kafesë anembanë botës morën një lajm të mirë: shkencëtarët arritën në përfundimin se gratë që pinë kafe kanë më shumë gjasa të plaken në mënyrë të shëndetshme, shkruan burimi Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Analiza e tyre, e paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Ushqyerjen, tregoi se gjatë një periudhe 30-vjeçare, gratë që pinin rreth tre filxhanë të vegjël kafeje të zakonshme në ditë ishin më aktive fizikisht – kishin më pak probleme kronike apo dëmtime njohëse më vonë gjatë jetës.

“Këto rezultate, ndonëse paraprake, sugjerojnë se zakonet e vogla dhe të qëndrueshme mund të ndikojnë në shëndetin afatgjatë,” tha Sara Mahdavi, një nga autoret e studimit dhe profesoreshë në Universitetin e Torontos.

Studime të tjera kanë treguar gjithashtu përfitime të shumta për konsumuesit e kafesë — përfshirë uljen e rrezikut nga diabeti i tipit 2 dhe kanceri i zorrës së trashë.

Këto zbulime përputhen me “konsensusin e vjetër” për efektet pozitive të kafesë, sipas Bertil Fredholm, studiues në Institutin Karolinska në Suedi, që ka studiuar ndikimin e kafeinës në organizëm.

“Në sasi të moderuar, kafeja ka për shumicën më shumë efekte pozitive sesa negative,” tha ai për Euronews Health.

Kafeja është e pasur me përbërës me veti anti-inflamatore, si acidi klorogjenik, i cili gjendet gjithashtu te lakra jeshile dhe mollët.

Këto përbërës mund të ndihmojnë metabolizmin dhe rregullimin e insulinës në trup, sipas Fondit Botëror për Kërkime mbi Kancerin.

Një pjesë e efekteve pozitive mund të vijë edhe nga kafeina, e cila neutralizon adenozinën — një molekulë që shkakton lodhje gjatë ditës apo pas një përpjekjeje mendore.

Por jo të gjitha pijet me kafeinë janë të barabarta, dhe shtimi i sheqerit apo qumështit mund të zbehë përfitimet e kafesë.

Në studimin e Mahdavi-t, për shembull, çdo gotë shtesë me pije të gazuara ishte e lidhur me 20%–26% më pak gjasa për plakje të shëndetshme.

A ka rëndësi koha kur pihet kafja?

Një kafe në mëngjes mund të jetë më e dobishme sesa ajo gjatë ditës ose në mbrëmje, sipas një studimi të publikuar këtë vit në “European Heart Journal”.

Personat që pinin kafe herët në mëngjes kishin shkallë më të ulët vdekshmërie — përfshirë edhe nga sëmundje të zemrës — krahasuar me ata që nuk pinin fare ose e konsumonin gjatë gjithë ditës.

Konsumi i vonë i kafesë mund të prishë ritmin cirkadian (orën biologjike të trupit), që ndikon në metabolizëm dhe oreks, sipas studimit. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakMangoja mund të ndihmojë shëndetin e zemrës pas menopauzës te gratë
Artikulli i rradhës Gjenet ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj përvojave jetësore dhe rrezikun për probleme të shëndetit mendor

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.