Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A dështoi thirrja e MSH-së për kthimin e mjekëve nga diaspora, Sejdiu: Erdhën dy dhe ikën, s’ka kushte për punë

Lajme 12/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Thirrja e Ministrisë së Shendetësisë (MSH) dhe as investimet e bëra në klinika, nuk i kanë bindur mjekët nga diaspora që të kthehen dhe të punojnë në  Kosovë.

Derisa trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova po vazhdon, nuk ka ndonjë mjek i cili është kthyer për të punuar në QKUK.

Vetëm nga janari i këtij viti Kosovën e kanë braktisur 37 mantelbardhë. Por si duket thirrja e MSH për kthimin e mjekëve nga diaspora ka dështuar.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu ka thënë për “Indeksonline” se thirrjes së MSH-së nuk i janë përgjigjur mjekët e diasporës.

Ai thotë se kanë qenë vetëm dy raste kur mjekët nga diaspora kanë ardhur në QKUK dhe të cilet vetëm pas një muaji janë larguar nga aty. E e gjithë kjo për shkak të kushteve të punës.

Sipas tij megjithëse u bë bujë e madhe për ardhjen e tyre, ata vetëm pas pak ditësh e braktisën QKUK-në.

Sejdiu thotë se mjekët nga diaspora nuk mund të joshën me fotele e hollet e renovuara, por atyre duhet t’i sigurohen kushte, e mjete për punë.

“Nuk di unë i di dy raste që kanë ardhur nivel i ekspertëve,  një në onkologji dhe një në ORL. Është bërë bujë e madhe se ja çfarë është arritur. Në të vërtetë ata kanë qendru në QKUK një muaj dhe janë larguar, për shkak të kushteve të punës, por edhe për shkak të kornizës  ligjore, e cila nuk u ka mundësuar të punojnë.  Edhe ata dy kan[ shkuar në privat. Përndryshe gjithë të tjerët, janë në sektorin privat. Nuk ka asnjë rast tjetër që janë ardh dhe janë punësuar. Janë  individuale,  por jo diçka që do t’i joshte, sepse të gjithë ata që kthehen, nuk do të ktheheshin për punën e pagës, sepse ne nuk mund t’i konkurrojmë. Janë kushtet e punës që nuk i lejojnë ata, që të kthehen. Dhe kushtet e punës  nuk janë siç kanë bërë fotele, luksin e holleve dhe gjërat e tjera. Janë mjetet e punës, të cilat do të mund t’i joshnin ata që të vijnë të vazhdojnë dhe kontribuojnë këtu”, tha Sejdiu.

Teksa flet për investimet e bëra në klinikat e QKUK-së, Sejdiu thotë se investimet e bëra janë sekondare dhe se për këto vite nuk u investua asgjë në njerëz dhe as në aparatura e mjete të punës..

“Shkoni shikoni ato hollet që janë bërë dhe shumica janë prishur. Këto janë të nevojshme, por janë sekondare. Janë për sy të televizionit, për sy te pacientit për një kohë dhe aq. Cfarë është bërë në  investimet në njerëz, në investimet në aparaturat, të cilat janë në nevojë dhe çfarë është bërë në investime në furnizimin e rregullt me mjete të punës dhe materiale. Nuk është bërë asgjë“, tha ai ./Indeksonline/

Artikulli paraprakDanimarka nis fushatë për t’i ndihmuar prindërit të flasin me adoleshentët për të parandaluar abuzimin me opioidet
Artikulli i rradhës Anesteziologjia, profesioni që shpëton jetë në heshtje: Dr. Agreta Gecaj – Gashi flet për sfidat dhe përgjegjësitë në sallën operative

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.