Një studim ndërkombëtar shqyrtoi një teknikë që përdoret gjatë operacioneve të zemrës për të kursyer gjakun e pacientit, e quajtur hemodilucion akut normovolemik (ANH).
Kjo teknikë përfshin marrjen e një pjese të gjakut para operacionit dhe kthimin e tij në fund të procedurës.
Sipas rezultateve, kjo metodë nuk ul numrin e transfuzioneve që pacientët kanë nevojë gjatë operacionit, shkruan MedicalXpress, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, ekspertët thonë se rezultatet mund të mos vlejnë për pacientët në SHBA, ku përdoren mënyra të ndryshme trajtimi dhe pacientët janë shpesh më të mëdhenj fizikisht. Në SHBA, ANH përdoret më rrallë, por ka treguar përfitime në disa raste.
Mjekët që punojnë me këtë teknikë do të vazhdojnë ta përdorin, sidomos për pacientët që nuk pranojnë transfuzione për arsye fetare, pasi nuk është dëshmuar të ketë efekte anësore negative.
ANH mund të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë për të reduktuar përdorimin e transfuzioneve, që janë shpesh të shtrenjta dhe mund të shkaktojnë probleme./Gazeta Shneta/


