Këngëtarja britanike Jessie J ka ndarë me ndjekësit foto dhe video nga spitali, vetëm pak orë pas ndërhyrjes kirurgjikale në gji.
Jessie J është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe ka mbajtur të informuar publikun rreth gjendjes së saj shëndetësore.
Në postimet e fundit, ajo ka rrëfyer emocionet e 48 orëve të fundit të trajtimit, duke përfshirë përqafimin me bashkëshortin dhe momentet e ndjera me djalin e saj të vogël.

“Jam mirënjohëse për kujdesin e mrekullueshëm të mjekëve dhe mbështetjen e familjes. Tani jam në shtëpi, duke pritur rezultatet,” ka shkruar ajo.
Para ndërhyrjes kirurgjikale, Jessie mbajti performancën e saj të fundit në ngjarjen “Summertime Ball”, ku këndoi përpara 80 mijë adhuruesve.


