Një studim i Universitetit të Otagos ka zbuluar se prolaktina, përveçse ndihmon në prodhimin e qumështit dhe nxit sjelljet kujdesi tek nënat, gjithashtu rregullon temperaturën trupore gjatë shtatzënisë.
Dr. Rosie Brown nga Departamenti i Fiziologjisë shpjegon se rregullimi i temperaturës trupore është një funksion thelbësor i sistemit nervor qendror, i domosdoshëm për shëndetin e nënës dhe foshnjës, shkruan burimi Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.
Studimi, i publikuar në “Cell Reports”, tregon se prolaktina vepron në hipotalamusin e trurit për të kontrolluar temperaturën bazale gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë.
Në fillim të shtatzënisë, temperatura trupore rritet shpejt për shkak të nivelit në rritje të progesteronit, dhe më pas rritja metabolike ndikohet nga rritja e fetusit, e indeve të nënës dhe marrja më e madhe e ushqimit.
Për nënën, është e rëndësishme të eliminojë këtë nxehtësi shtesë metabolike për vete dhe për fetusin në zhvillim.
Pavarësisht këtyre presioneve termike, temperatura bazale trupore zvogëlohet në fazën e fundit të shtatzënisë, dhe prolaktina luan rolin kyç në këtë ftohje, duke ndihmuar në largimin e nxehtësisë për të siguruar një mjedis të sigurt për zhvillimin e trurit të fetusit.
Dr. Brown thekson se ky zbulim ndihmon në kuptimin e veprimit të hormoneve gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, duke treguar si truri i nënës përshtatet për të mbrojtur jetën dhe mirëqenien e saj dhe të foshnjës. /Gazeta Shneta/


