Studiuesit në Mayo Clinic kanë zhvilluar një mjet të ri me inteligjencë artificiale, StateViewer, që identifikon 9 lloje të dementias, përfshirë Alzheimerin, nga një skanim i vetëm i trurit (FDG-PET).
Sipas një studimi të publikuar më 27 qershor 2025 në Neurology, mjeti dalloi me saktësi llojin e dementias në 88% të rasteve dhe përmirësoi ndjeshëm shpejtësinë dhe saktësinë e interpretimit të skanimeve.
StateViewer përdor modele të aktivitetit të trurit për të ndihmuar mjekët edhe ata pa trajnim të thellë në neurologji të kuptojnë më mirë llojin e sëmundjes.
Mjeti pritet të lehtësojë diagnostikimin e hershëm dhe të saktë, në një kohë kur rastet me dementia po rriten në të gjithë botën./Gazeta Shneta/


