Ekspertët e shëndetit theksojnë se është e sigurt të vazhdoni ushqyerjen me gji edhe nëse keni kryer abort – qoftë ai mjekësor apo kirurgjikal.
Aborti mjekësor zakonisht realizohet përmes dy barnave: mifepriston dhe misoprostol. Studime të vogla kanë treguar se sasia e mifepristonit që kalon në qumështin e gjirit është shumë e ulët, veçanërisht kur përdoret një dozë më e vogël (200 mg në vend të 600 mg).
Kjo sasi është më e lartë brenda 24 orëve të para pas abortit dhe më pas bie gradualisht për 7 ditë. Nuk janë raportuar efekte negative te foshnjat që ushqehen me gji, raporton Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Në rastet kur aborti është kirurgjikal dhe nën anestezi të përgjithshme, rekomandohet një pauzë e përkohshme nga gjidhënia, zakonisht 24 orë, për shkak të përgjumjes që sjell anestezia.
Megjithatë, disa organizata britanike sugjerojnë rifillimin e ushqyerjes menjëherë pas rikuperimit.
Aborti nuk ndikon në aftësinë për të ushqyer me gji në të ardhmen, nuk ul fertilitetin, dhe nuk rrit rrezikun për kancer gjiri. /Gazeta Shneta/


