Edhe pse ende nuk ka një kurë për sklerozën multiple (MS), shkencëtarët po zbulojnë faktorë që ndikojnë në zhvillimin dhe trajtimin e saj.
MS është një sëmundje e sistemit nervor qendror, e cila shkakton inflamacion dhe dëmtim të mielinës mbështjellësit mbrojtës të nervave.
Hulumtimet tregojnë se mungesa e vitaminës D, e cila prodhohet nga ekspozimi në diell, mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e MS, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Prandaj, drita natyrale dhe suplementet e vitaminës D janë gjithnjë më të rekomanduara për pacientët.
Vitamina B12 është një tjetër element i rëndësishëm, pasi mungesa e saj mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me MS, si mpirje dhe dobësi muskulore.
Kjo vitaminë gjendet kryesisht në ushqimet me origjinë shtazore dhe mund të mungojë tek veganët apo të moshuarit.
Mungesa e B12 mund të përkeqësojë gjendjen e një pacienti me MS, prandaj këshillohet kontroll i rregullt përmes një testi gjaku.
Ndërkohë, diagnoza e saktë dhe trajtimi i duhur mbeten kyç për menaxhimin e sëmundjes./Gazeta Shneta/


