Një studim i ri sugjeron se gratë që konsumojnë shumë mish të kuq, pije të ëmbla dhe ushqime të tjera me potencial inflamator gjatë shtatzënisë mund të rrisin rrezikun që fëmijët e tyre të zhvillojnë diabet të tipit 1.
Studimi, i botuar në “Journal of Epidemiology & Community Health”, përfshiu afro 68,000 gra në Danimarkë që kishin lindur midis viteve 1996 dhe 2002. Fëmijët e tyre u ndoqën për një mesatare prej 17 vitesh, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Gratë u vlerësuan sipas nivelit inflamator të dietës së tyre gjatë shtatzënisë, bazuar në një pyetësor ushqimor me 38 grupe ushqimesh.
Inflamacioni kronik është i lidhur me sëmundje si artriti, sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti. Ushqime të tilla si mishi i përpunuar, pijet me sheqer dhe buka e bardhë rrisin inflamacionin, ndërsa qepët, domatet, drithërat e plota dhe perimet jeshile kanë efekt mbrojtës.
Në total, 281 fëmijë u diagnostikuan me diabet të tipit 1. Sipas studiuesit kryesor, Sjurdur Frodi Olsen, shtatzënia është një periudhë veçanërisht e ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme, duke përfshirë dietën e nënës.
Nevojiten më shumë studime për të kuptuar lidhjen midis inflamacionit dhe shëndetit të fëmijëve. /Gazeta Shneta/


