Anoreksia nervore mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për komplikime gjatë dhe pas shtatzënisë. Kjo gjendje ndikon negativisht në shëndetin fizik dhe mendor të nënës dhe mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit. Në disa raste, shtatzënia mund të nxisë shfaqjen ose rikthimin e çrregullimeve të të ngrënit (ÇN).
Anoreksia prek 0.3–1% të popullsisë dhe është më e përhapur te gratë në moshë riprodhuese.
Faktorët që lidhen me shtatzëninë — si ndryshimet në peshë dhe formë trupore, stresi dhe ndjesia e humbjes së kontrollit mbi trupin — mund të nxisin rikthimin e simptomave te personat me histori të këtij çrregullimi, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studimeve, gratë shtatzëna me histori të anoreksisë raportojnë më shumë shqetësim për shtimin në peshë, përdorin më shumë dieta kufizuese, laksativë, të vjella të vetë-shkaktuara, dhe përjetojnë më shpesh hyperemesis gravidarum (të përziera të rënda gjatë shtatzënisë).
Komplikimet e mundshme për nënën përfshijnë: anemi, preeklampsi, rrezik për abort, lindje të parakohshme, çarje e parakohshme e membranave, varësi ndaj substancave dhe rritje e rrezikut për lindje me prerje cezariane.
Teksa për foshnjën, rreziqet mund të jenë: rritje e ngadalësuar fetale, peshë e ulët në lindje, lindje nën moshën gestacionale të pritshme dhe mikrocefali (truri më i vogël se normalja).
Trajtimi me mbështetjen e mjekëve, psikologëve dhe nutricionistëve është thelbësor për të minimizuar rreziqet dhe për të garantuar një shtatzëni më të sigurt. Ndihma duhet kërkuar sa më herët. /Gazeta Shneta/


