Planifikimi i duhur para shtatzënisë ndihmon gratë me diabet të tipit 2 të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak dhe të reduktojnë rreziqet e procesit si për nënën dhe ashtu edhe për foshnjën.
Nivelet e larta të glukozës gjatë shtatzënisë rrisin rrezikun për ndërlikime si preeklampsia (tension i lartë dhe proteinë në urinë), abort, lindje apo defekte të lindjes (në zemër, tru ose shtyllë kurrizore), sidomos në javët e para të zhvillimit të fetusit, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Fëmijët e lindur nga nëna me diabet mund të përballen me lindje të parakohshme dhe komplikime si probleme me zemrën, mushkëritë, zorrët apo shikimin. Po ashtu, mund të lindin me peshë të shtuar ose të kenë nivel të ulët të sheqerit pas lindjes.
Për të ulur rreziqet, gratë me diabet që duan të mbeten shtatzënë këshillohen të:
– Bëjnë kontrolle të plota mjekësore përpara shtatzënisë.
– Ushqehen shëndetshëm me ndihmën e një dietologu.
– Ushtrohen rregullisht (30 minuta në ditë, 5 herë në javë).
– Marrin ilaçet sipas udhëzimeve të mjekut.
– Përdorin acid folik (400 mcg para shtatzënisë, 600 mcg gjatë saj).
– Ndalojnë duhanin dhe alkoolin.
Gjithashtu mund të rekomandohet kontrolli i përditshëm i ketoneve në urinë, pasi prania e tyre mund të jetë e dëmshme për foshnjën.
Mbështetja mjekësore nga një obs-gjinekolog dhe një ekip diabetologësh është thelbësore për të përshtatur trajtimin, dozën e barnave dhe suplementet, si dhe për të trajtuar ndërlikimet ekzistuese si tensioni i lartë, problemet me veshkat ose sytë. /Gazeta Shneta/


