Deri rreth moshës 6 muajsh, bebet marrin gjithë lëngjet që u nevojiten nga qumështi i gjirit ose formula. Pas kësaj moshe, mund të fillojnë të pinë sasi të vogla uji krahas ushqimit të zakonshëm, por pa zëvendësuar qumështin si burim kryesor të ushqimit.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon të fillohet me 120–240 ml ujë në ditë që nga mosha 6 muajsh. Kjo periudhë përkon edhe me fillimin e ushqimeve të ngurta dhe zhvillimin e aftësive si mbajtja e gotës apo ulja me mbështetje, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Pse duhet pritur deri në 6 muaj?
Bebet kanë nevojë për të gjitha lëndët ushqyese që i marrin nga qumështi i gjirit ose formula. Dhënia e ujit më herët mund të ulë marrjen e qumështit dhe të ndikojë në ushqyerje. Në ditë të nxehta, në vend të ujit, ofroni më shpesh qumësht. /Gazeta Shneta/


