Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rënia dhe trashja e flokëve te gratë shtatzëna

Këshilla për shtatzëna 08/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë shtatzënisë, shumë gra vërejnë që flokët e tyre bëhen më të dendura dhe se u rriten më shumë qime në trup. Kjo ndodh për shkak të rritjes së nivelit të estrogjenit, i cili zgjat fazën e rritjes së flokëve.

Flokët mund të duken më të plotë që nga java e 15-të e shtatzënisë, por kjo nuk do të thotë se fijet janë më të trasha — thjesht bien më pak.

Gjithashtu, mund të ketë rritje të qimeve edhe në pjesë ku zakonisht nuk ka, si në fytyrë, bark, gjoks ose krahë. Në përgjithësi, flokët i kthehen gjendjes së mëparshme brenda 6 muajve pas lindjes, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Pas lindjes, shumë gra përjetojnë rënie të flokëve, e njohur si “telogjen effluvium”. Rreth 3 muaj pas lindjes, nivelet e estrogjenit bien shpejt, çka e çon ciklin e flokëve në fazën e rënies. Kjo rënie është e përkohshme dhe zakonisht ndalet brenda 6 muajve. Flokët zakonisht kthehen në dendësinë e mëparshme brenda një viti.

Për ta menaxhuar, dermatologët rekomandojnë:

– përdorimin e shampos dhe balsamit volumizues,

– shmangien e balsamit të rëndë ose “intensiv”,

– aplikimin e balsamit vetëm në majat e flokëve,

– stilimin ndryshe për të krijuar iluzionin e flokëve më të dendura.

Një dietë e shëndetshme me perime, fruta, proteina dhe yndyra të mira ndihmon rreth rikuperimit.

Ushqime të dobishme për flokët përfshijnë peshk, barishte, fasule dhe arra. Po ashtu, stresi mund të ndikojë negativisht, prandaj teknikat e relaksimit, aktiviteti fizik dhe meditimi janë të rëndësishme. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSulm i rrallë bletësh në Francë: 24 të plagosur, tre prej tyre në gjendje kritike
Artikulli i rradhës Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.