Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi tregon cilët faktorë ndikojnë në efektin e barnave për humbje në peshë

Jetë 10/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i botuar në Diabetes, Obesity and Metabolism ka zbuluar disa karakteristika që ndikojnë në efektshmërinë e barnave për humbje në peshë, të njohura si agonistë të receptorëve GLP-1, si semaglutide (Ozempic dhe Wegovy).

Duke analizuar të dhënat e 679 pacientëve me mbipeshë ose obezitet, të cilët kishin filluar trajtimin me GLP-1RA mes nëntorit 2022 dhe tetorit 2024, studiuesit vunë re se koha më e gjatë e trajtimit, përdorimi i semaglutidit, mungesa e diabetit, si dhe përqindja më e lartë e dhjamit trupor, lidhen me humbje më efektive në peshë brenda 12 muajve.

Gjithashtu, shkalla më e lartë e metabolizmit, masa muskulore e skeletit, si dhe masa muskulore e barkut dhe gjymtyrëve, u identifikuan si faktorë shtesë që përmirësojnë gjasat për sukses në humbjen e peshës.

“Këto rezultate mund të ofrojnë njohuri të reja për mënyrën si ndikon trajtimi me GLP-1RA në jetën reale, dhe të ndihmojnë në krijimin e strategjive më të personalizuara për pacientët,” tha Dr. Linong Ji nga Spitali i Popullit i Universitetit të Pekingut në Pekin./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTërheqja nga antidepresantët përcillet me simptoma më të lehta për shumicën, zbulon studimi më i madh i deritanishëm
Artikulli i rradhës Test i ri klinik parashikon terapinë biologjike më të përshtatshme për artritin reumatoid

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.